Rexhepi, në një prononcim për Tanjug, ka thënë se operacioni i vendosjet së tyre ka filluar pak para orës tetë dhe tani oficerët e Policisë së Kosovë dhe doganierët janë në dy pikat kufitare, 1 dhe 31 bashkë me policë të EULEX-it.
Ministri i Brendshëm, Bajram Rexhepi, duke folur për Ditën D, ka thënë se policët dhe doganierët e Kosovës janë tashmë në dy pikat kufitare të Kosovës bashkë me policët e EULEX-it.
Rexhepi, në një prononcim për Tanjug, ka thënë se operacioni i vendosjet së tyre ka filluar pak para orës tetë dhe tani oficerët e Policisë së Kosovë dhe doganierët janë në dy pikat kufitare, 1 dhe 31 bashkë me policë të EULEX-it.
Dërgimi i tyre është bërë me një helikopter të KFOR-it nga baza ushtarake e KFOR-it në Leposaviq.
Rexhepi po ashtu ka thënë se operacioni i vendosjes së tyre është kryer pa ndonjë problem.
Ndërkaq qytetarët e komunës së Leposaviqit që nga ora tetë e mëngjesit janë mbledhur në një numër të madh në Jarinjë, afër kufirit Kosovë-Serbi.