Arsimi ka qenë dhe edhe më tej mbetet prioritet i kësaj qeverie, tha Gruevski, duke përmendur se para tre viteve FSHIIK ishte evtëm ide, ndërsa tani është realitet.
Kryeministri Nikolla Gruevski sot e hapi Fakultetin për shkenca informatike dhe inxhinieri kompjuterike (FSHIIK), institucion i ri i arsimit të lartë dhe shkencor në kuadër të Unievrsitetit "Shën Cirili dhe Metodi" (UCM).
Arsimi ka qenë dhe edhe më tej mbetet prioritet i kësaj qeverie, tha Gruevski, duke përmendur se para tre viteve FSHIIK ishte evtëm ide, ndërsa tani është realitet.
"Fillimi i studimeve është sfidë e madhe, në të cilën, jam i sigurtë do t'i qaseni pa mëdyshje dhe do të tregoni vendosshmëri për rrumbullaksim të suksesshëm të kësaj faze nga jeta e juaj. Procesi i përfitimit të diturisë nuk është i thjeshtë, as i lehtë. Prej jush kërkohet përpjekje e jashtëzakonshme, durim, këmbëngulej, përkushtim dhe sakrifikim. Por, detyra me sukses e kryer do t'ju ofrojë kënaqësi të madhe, e cila del nga njohuria se keni përfituar shkathtësi dhe dituri të caktuara", theksoi Gruevski në fjalimin në orën e parë solemne.
Sipas kryeministrit, FSHIIK, tërësishti gatshëm dhe në mënyrë kadrovike i ekipuar, me program më bashkëkohor arsimor, këtë vit është hit mes maturantëve. Në të janë regjistruar më shumë se 650 të rinj.
"Kënaqësia është e madhe të jesh mes të rinjve, të cilët këtë vit me siguri e kanë bërë zgjedhjen më serioze në jetën e tyre, zgjedhje që e kahëzon rrugën e profesionit të tyre të ardhshëm", tha Gruevski.
FHSIIK është iniciativë e Qeverisë dhe UCM-së, ndërsaa doli nga bashkimi i dy institucioneve, për informatikë pranë Fakultetit natyror-matematikor dhe për teknikë kompjuterike dhe informatikë pranë Fakultetit për elektroteknikë dhe teknologji infirmatike.