Qëllimi kryesor i takimit, i cili u mbajt dje pasdite ishte informimi i ndërsjellë për aktivitetet e përbashkëta të Ministrisë së Ekonomisë dhe Bankës Botërore, në sferën e energjetikës, turizmit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes zhvillimit të konkurrencës së tyre.
- Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini mbajti takim pune me një delegacion të Bankës Botërore, i kryesuar nga Xhejn Armitixh, drejtor rajonal dhe koordinator për vendet e Evropës juglindore.
Qëllimi kryesor i takimit, i cili u mbajt dje pasdite ishte informimi i ndërsjellë për aktivitetet e përbashkëta të Ministrisë së Ekonomisë dhe Bankës Botërore, në sferën e energjetikës, turizmit dhe zhvillimit të ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme përmes zhvillimit të konkurrencës së tyre.
Ministri Saraqini theksoi se gjatë mandatit të tij prioriteti i Ministrisë së Ekonomisë do të fokusohet në zhvillimin e energjetikës, turizmit si dhe vendosjes së partneritetit midis institucioneve arsimore dhe bashkësisë së biznesit. Ndër të tjerash, do të punohet në strategjinë e zhvillimit të rrjetit të biznes engjëjve dhe fondacioneve për kapital të përgjithshëm.
Përfaqësuesit e Bankës Botërore e shprehën kënaqësinë e tyre nga bashkëpunimi i deritanishëm me Ministrinë e Ekonomisë dhe veçanërisht e theksuan bashkëpunimin e suksesshëm në sferën e energjetikës, në pjesën e përgatitjes së dokumenteve strategjike, legjislacionit dhe implementimit të projekteve.
Fokus i veçantë në takim iu kushtua zbatimit të Projektit për energji të qëndrueshme GEF, i cili ka për qëllim zhvillimin e tregut të qëndrueshëm për shërbime nga sfera e efikasitetit energjetik dhe burimet ripërtëritëse të energjisë, duke e mbështetur zhvillimin e rrethimit përkatës, kapacitetit institucional dhe mekanizmave të domosdoshme për financim. Janë diskutuar dhe harmonizuar afatet e dinamikës për zbatimin e plotë të të gjitha aktiviteteve të Projektit për energji të qëndrueshme GEF deri në përfundimin e tij në shtator të vitit 2012.
Siç theksohet në kumtesën e Ministrisë së Ekonomisë, delegacioni i Bankës botërore dha shqyrtimin e përgatitjes së Modular për vlerësimin e konkretizimit, në të cilin janë identifikuar katër sektorë kyç për mbështetjen e tyre gjatë ndërtimit të pozicionit përkatës konkurrues, si në tregun vendor ashtu edhe në tregjet e jashtme.