E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Lidhur me press-konferencën e këshilltarëve komunalë nga radhët e PDSH-së, grupi i këshilltarëve komunalë të BDI-së del me këtë reagim:
Kėshilltarėt e BDI-sė: Bojkoti – provė e dėshtimit tė plotė





Grupi i këshilltarëve komunalë të BDI-së, lidhur me pres-konferencën e këshilltarëve komunalë nga radhët e PDSH-së, del me reagim, ku thuhet se qytetarët e Komunës së Tetovës e dinë shumë mirë se kush ka bërë obstruksione për funksionimin normal të Këshillit komunal të Komunës së Tetovës, që nga themelimi i tij, e deri në seancën e fundit.

"Bojkotimi i shpeshtë i seancave të Këshillit komunal nga këshilltarët e PDSH-së, nuk flet për përpjekjet e tyre për tejkalimin e 'mosmarrëveshjeve' dhe për plotësimin e kërkesave të qytetarëve të komunës sonë. Përkundrazi, është provë eklatante e veprimit destruktiv, që parandalon zhvillimin normal të qytetit tonë. Askush nuk duhet të habitet nga kjo, për arsye se bojkoti paraqet thelbin e filozofisë politike të tyre", thuhet në reagimin.

Paralajmërimi për bojkotimin e seancave të Këshillit komunal, thuhet më tej në reagimin, e tregon qartë qëllimin e tyre.

"Kryetari i Këshillit të Komunës së Tetovës, si dhe të gjithë këshilltarët komunalë nga radhët e BDI-së, që nga themelimi i Këshillit komunal e deri më sot, përkundër obstruksioneve nga pala tjetër, gjithmonë dhe në çdo rast kanë treguar një shkallë të lartë të përgjegjësisë, duke mbështetur në mënyrë konstruktive çdo propozim dhe nismë që kanë qenë në interes të qytetarëve", qëndron në reagimin.

Grupi i këshilltarëve komunalë të BDI-së, lidhur me mosmarrëveshjet e kohëve të fundit që kanë të bëjnë me planet urbanistike, ka kërkuar që ato të shqyrtohen me një seriozitet më të madh, aq sa mundëson një seancë dhe jo që materialet e grumbulluara tre vjet me radhë të shqyrtohen an bllok.

"Ne kemi kërkuar një punë më transparente, për të pamundësuar çfarëdo keqpërdorimi në dëm të qytetarëve. Apeli i këshilltarëve të PDSH-së drejtuar opinionit publik ka për qëllim të mbulojë dështimin e plotë të kësaj partie në menaxhimin trevjeçar të pushtetit vendor", reagojnë këshilltarët e BDI-së.

Ata u apelojnë të gjithë këshilltarëve komunalë të PDSH-së, ta shohin realitetin në mënyrë objektive, t'i përveshin krahët dhe t'i rreken punës për të cilën kanë marrë verdiktin e qytetarëve.

Publikuar: 16.09.2011 | 16:20
Lexuar: 963 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime