Dyshohet se abuzimet kanë ndodhur para zgjimit të viktimave nga narkoza. Ndërkohë, prokuroria ka kërkuar edhe nga një numër pacientesh tjera që të njoftojnë nëse kanë indikacione për veprime të ngjashme.
Një infermier i anesteziologjisë në Spitalin Universitar të Cyrihut akuzohet për abuzimin seksual të pacienteve, gjatë kohës sa ato ishin të narkotizuara, ka njoftuar Alb Info.
Sipas asaj që një prokuror i Cyrihut i ka deklaruar televizionit TeleZüri, i dyshuari tashmë është arrestuar dhe është marrë në pyetje.
Prokuroria pretendon se infermieri ka abuzuar për një kohë të gjatë femrat në kthinën ku ato janë vendosur për të dalë narkoza.
Në fund, kishte rënë në dorë të drejtësisë kur atë e kishte denoncuar një paciente e abuzuar.