E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

E cilëson veten të pafat, të varur nga televizori dhe të droguar nga videolojërat. Ekzotike dhe ironike, e bërë e famshme me filmin “Mjellma e zezë” është kandidatja kryesore për të qenë sekssimboli i ri i Hollivudit.
Mila Kunis: Njė bukuroshe ukrainase nė Hollivud





U bë e famshme me filmin “Mjellma e zezë” për të cilin mori çmimin si interpretuesja e re më e mirë në Festivalin e Venecias së një viti më parë. “Mendoja se i kisha të gjitha gjërat në vendin e duhur, pastaj duke u stërvitur për kërcimin humba 20 kile. Kështu që më përpara isha e shëndoshë”. Për sa i takon filmit të saj të fundit, komedisë ku është protagoniste bashkë me Justin Timberlake (filmi ka pak kohë që ka dalë në SHBA dhe në tetor pritet të shfaqet në Europë), ku dy beqarë të zhgënjyer nga pikëpamja sentimentale vendosin se gjëja më e mirë është të bëjnë seks pa u përfshirë emocionalisht. Mila është 28 vjeç dhe vetëm 1 metër e 60 cm e gjatë. Ndoshta për këtë arsye nuk vesh kurrë taka më të ulëta se 12 centimetra. Me Milla Jovovich, Vera Farmiga dhe Olga Kurylenko-s është pjesë e komunitetit hollivudian të bukurosheve me origjinë ukrainase. Mila ka ardhur në Amerikë në moshën 7-vjeçare dhe aktron qëkur ishte fëmijë. Sytë i ka me ngjyra të ndryshme, njërin gri në blu tjetrin gri në jeshil dhe për këtë arsye miqtë e saj më të mirë i kanë ngjitur pseudonimin: Husky. Është në të gjitha klasifikimet, online, apo në letër të 100 grave më seksi në botë. Kësaj radhe sipas sajtit askmen.com u rendit e dyta. Fitoi shumë pikë kur një ushtar në Afganistan, rreshteri Scott Moore, i kërkoi në “youtube” ta shoqëronte në ballon zyrtare të marinsave, dhe ajo pranoi duke e cilësuar ftesën shumë të ëmbël dhe prekëse.

Sa i rëndësishëm është seksi në një lidhje?

Është pjesë shumë e rëndësishme. I duhet kushtuar rëndësia që i takon.

Kritikët amerikanë kanë nënvizuar tërheqjen e madhe që ekziston mes jush me Timberlake? Çfarë mendon?

Ka qenë një punë e vështirë. Bën pjesë te bagazhi im si aktore. U përshtatëm me njëri-tjetrin edhe me ndihmën e regjisorit. Kishim tre muaj që punonim para se të fillonin xhirimet. Skenat e seksit i xhiruam në fund, kur ishim miq prej gjashtë muajsh. Sekreti ishte që asgjë të mos merrnim seriozisht. Të argëtoheshim jo vetëm me veten, por edhe me partnerin.

Shumë ju konsiderojnë si seks simbol?

Sikur të ishte me ne mamaja ime, do të përgjigjej ajo. Në shtëpinë time nuk i kanë nënvizuar kur linjat apo fizikun tim. Nuk e kam menduar kurrë që jam e shëmtuar, por asnjëra nuk më ka thënë që jam e bukur. Bukuria, më thoshin shpesh, rrjedh nga personaliteti.

Asnjë siklet për të xhiruar kaq shumë skena në shtrat?

Jo, asnjë. E përse duhej të kisha? Thjesht po xhiroja një film dhe isha aktorja kryesore.

Kur vendose se doje të bëheshe aktore?

Në moshën 9-vjeçare rastësisht, pasi u përzgjodha për një sport për kukullat “Barbie” pastaj në moshën 14-vjeçare doja të bëja prova për një serial televiziv “That ’70-s show”. Kërkonin një 18-vjeçare, unë isha 14, por i gënjeva për moshën. Por vendimin përfundimtar për të vazhduar këtë profesion e mora në moshën 22-vjeçare. Zgjedhja ishte të kthehesha për të vazhduar universitetin, pasi jam e vetmja në familje që nuk e kam bërë apo të vazhdoja me kinematografinë. Zgjodha këtë të dytën.

Duke u rritur, kishe ndonjë model që doje të ndiqje?

Në moshën 9-vjeçare, nëse bën diçka, e bën sepse të argëton dhe jo sepse dëshiron të jesh si Kate Winslet.

Po në moshën 22-vjeçare?

Për t’u thënë miqve se bën të njëjtën punë si Kate Winslet, Cate Blanchet apo Matt Damon. Më pëlqejnë aktorët e talentuar dhe ata që dinë të ndajnë jetën private nga ajo profesionale, ata që janë seriozë në zgjedhjen e filmave dhe flasin me krenari edhe kur ata nuk janë shumë të suksesshëm.

Cilët kishe idhuj atëherë?

George Clonney dhe Johnny Depp. Por i kam akoma...

Është e vërtetë që puthjen e parë ia ke dhënë Ashton Kutcher?

Si ka mundësi që të gjithë i dinë sekretet e mia. Ishim partnerë në “That ’70-s show”. Le të themi që më ka ndihmuar të thyej akullin e të futem lehtësisht në rol.

Çfarë nuk dimë për ju?

Që jam e çmendur pas kompjuterëve. Shikoj gjithmonë televizor, ndoshta ngaqë kur erdha në Amerikë nuk flisja asnjë fjalë anglisht dhe televizori ishte mësuesi im i parë. Po ashtu, më pëlqejnë shumë reality show-t. Jam e fiksuar pas videolojërave, por nuk kam as “Facebook” as “Twitter”.

Si ka mundësi?

Për të pasur pak intimitet. 50 vjet më parë shkoje në kinema, sepse ekrani ishte i vetmi rast që kishe për të parë aktorin tënd të preferuar. Sot nuk e ke më këtë nevojë: shikon talk show, hap gazetat dhe në çdo kohë je i rrethuar nga informacioni i bollshëm. Ti sot di gjithçka për aktorin tënd të preferuar.

Publikuar: 16.09.2011 | 18:28
Lexuar: 1866 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime