E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ky është vendimi i Komisioni shtetëror për mbrojtjen e konkurrencës i cili në këtë mënyrë do të parandalojë paraqitjen e monopolit ne tregun e telefonisë celulare në vend. Komisioni i cili u mblodh me kërkesë të kompanisë Dojce telekom e cila ka kerkuar që njëri nga pjesëmarrësit ne treg, përkatësisht, operatori Kosmofon të shitet
Cosmofon-i mundė ti shitet njė tė treti
Komisioni për mbrojtjen e konkurrencë thotë se kompania mund të shitet nëse nuk prishet konkurrenca në telefoninë celulare në vend.
'Kosmofon' do të shitet.

Ky është vendimi i Komisioni shtetëror për mbrojtjen e konkurrencës i cili në këtë mënyrë do të parandalojë paraqitjen e monopolit ne tregun e telefonisë celulare në vend. Komisioni i cili u mblodh me kërkesë të kompanisë Dojce telekom e cila ka kerkuar që njëri nga pjesëmarrësit ne treg, përkatësisht, operatori Kosmofon të shitet.

Problemi u paraqit pasi kompania Dojce Telekom bleu kompaninë OTE nga Greqia e cila është pronare e Cosmofonit në Maqedoni. Duke pasur parasysh se Dojce Telekom është pronare e kompnisë T-Mobile ajo praktikisht kontrollon 90 për qind të tregut të Maqedonisë. Kryetari i Komisionit Çedomir Kralevski tha se kjo nuk do të lejohet dhe se operatorin duhet ta blejë një kompanie e tretë.

"Gjatë mbledhjes së djeshme Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës solli edhe vendimin formal juridik, me të cilin u miratua koncentrimi, por me kusht që të plotësohen kushtet të cilat i kanë propozuar vetë pjemarrësit në këtë koncentrim apo bashkim dhe njëkohësisht të mos prishet konkurrenca në telefoninë celulare në Maqedoni. Me fjalë tjera , kusht kryesor është që të shitet operatori Cosmofon një operatori krejtësiht të tretë", tha Cedomir Kralevski, kryetari i Komisionit për mbrojtjen e konkurrencë.

Publikuar: 17.10.2008 | 13:49
Lexuar: 748 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime