Rrushi e përtërin dhe e shkrin celulitin, përderisa një vaskë me verë e relakson organizmin. Për një kohë të gjatë dihet se antioksiduesit nga vera dhe rrushi e ruajnë shëndetin, por jo shumë moti është zbuluar se resveratroli, substanca nga vera dhe rrushi, është "molekula e rinisë dhe bukurisë".
Rrushi e përtërin dhe e shkrin celulitin, përderisa një vaskë me verë e relakson organizmin. Për një kohë të gjatë dihet se antioksiduesit nga vera dhe rrushi e ruajnë shëndetin, por jo shumë moti është zbuluar se resveratroli, substanca nga vera dhe rrushi, është "molekula e rinisë dhe bukurisë".
Përderisa ndikojnë dobishëm nga jashtë, me konsumimin e tyre duhet pasur kujdes. Do të duhej që të konsumohen qindra litra verë dhe të konsumohet e gjithë vreshtaria, në mënyrë që resveratroli t'i mbulojë rrudhat, e kjo nuk do të ishte mirë. Prandaj, kjo është arsyeja se shumë shtëpi të kozmetikës këtë substancë e kanë hedhur në këtë serum për ripërtëritje, prandaj ju ose kërkoni krem natyral ose maskë, me siguri se do të ju pëlqejë.
Paketimi kundër celulitit
Përzieni katër lugë vaj nga farat e rrushit me pesë pika limoni. Bëni masazh në vendet më kritike, mbulojeni me foli dhe qëndroni ashtu për 30 minuta. Vitamina C do ta aktivizojë shkrirjen e yndyrës dhe do t'i forcojë indet lidhëse, përderisa folia e forcon efektivitetin.
Ilaç kundër puçrrave
Bluani pesëmbëdhjetë kokrra rrushi, me lugë i vendosni nëpër vendet më problematike, apo mbi lëkurën e yndyrshme. Lëreni të ndikojë për 15 minuta. Enzima nga rrushi ndikon në mënyrë antioksidues dhe i qetëson proceset infektuese në lëkurë.
Tonik prej rrushi
Për ta freskuar tenin tuaj, më së miri do të ishte ta përdorni lëngun e rrushit të bardhë. Qëroni 100 g rrush, përziejeni me blender. Ky tonik me vitamina, në të njëjtën kohë e pastron dhe e forcon lëkurën. Pra, me këtë lëng pastrojeni lëkurën tuaj, e lini të ndikojë për dhjetë minuta dhe pastrojeni përsëri me ujë të vakët.
Banjë për relaksim
Jeni të tensionuar dhe të lodhur? Lahuni me verë! Në vaskën përplot me ujë të ngrohtë shtojeni një litër verë të lirë, të bardhë apo të zezë, si dhe tri pika vaj nga farat e rrushit. Qëndroni të shtrirë për 30 minuta. Vitaminat A, B, C dhe E do t'i aktivizojnë materiet dhe do ta nxitin qarkullimin e gjakut.
Jini të fortë
Ndiheni se nuk keni vullnet për asgjë dhe nuk keni fuqi? Atëherë bluani 150 g rrush, një banane dhe 100 ml lëng portokalli. Sheqeri i rrushit, magnezi dhe vitamina C janë bombë e vërtetë për të dhuruar fuqi për gjithë ditën, përderisa vitamina B e forcon përqendrimin. Nëse jeni nën stres dhe nervat i keni të ngritura, konsumoni disa kokrra rrush apo pini një gotë verë rrushi. Kjo është mënyra më e lirë dhe më efikase për ta luftuar stresin, por mos e teproni, sepse lëngu i rrushit përmban mjaft sheqer.