E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Menjëherë pas denoncimit të rastit patrulla e njësitit mobil "Alfa" në afërsi e kanë gjetur të dyshuarin, i cili në dorë ka pasur thikë kuzhine me teh rreth 16 centimetrash me gjurmë gjaku, pas çfarë është dërguar në stacionin policor Bit Pazar.
Shkupiani e ka vrarė fqinjin pas zėnkave me vėllain e tij


Shkupiani tridhjetë e nëntëvjeçar S.I. dje pasdite në rr. "Strumiçka" në ndërtesën nr.14 e ka vrarë fqinjin e tij Ibrahim B. (1962) me thikë.

Sipas MPB-së, vrasjes i ka pasuar grindja ditën rreth orës 14 mes S.I. me vëllain e të vrarit S.B. I dyshuari për vrasjen e ka goditur S.B me grushta në pjesën e përparme të fytyrës, i cili ka ikur në banesën e tij dhe është mbyllur. Në orën 15:30 ka ardhur Ibrahimi B. me qëliim që të informohet për ngjarjen dhe ka zbritur para ndërtesës të bisedojë me S.I, për shkak se mes vete janë respektuar. Pak më vonë ka ardhur edhe babai i Ibrahimit, N.B. i cili ka dalë të vlejë cigare, ndërsa Ibrahimi ka shkuar pas ndërtesës te garazhat. Kur është kthyer babai ka parë se disa njerëz e mbajnë Ibrahimin të mbuluar me gjak. E kanë dërguar në Spitalin e përgjithshëm të qytetit, ku mjekët kanë konstatuar vdekjen.

Menjëherë pas denoncimit të rastit patrulla e njësitit mobil "Alfa" në afërsi e kanë gjetur të dyshuarin, i cili në dorë ka pasur thikë kuzhine me teh rreth 16 centimetrash me gjurmë gjaku, pas çfarë është dërguar në stacionin policor Bit Pazar.

Ekspertizë në vendin e ngjarjes ka kryer ekipi nga Reparti për krim teknikë pranë SPB-Shkup dhe pas dokumentimit të tërësishëm kundër S.I. do të ngritet kallëzim penal për vepër të kryer penale "vrasje" ku do ta nxirret para Gjykatësit hetues.

Publikuar: 17.09.2011 | 15:14
Lexuar: 426 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime