Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot në Luksemburg do të debatojnë rreth propozimit për heqjen e vizave të Shengenit, për vendet ballkanike, prej të cilave më e avancuar është Maqedonia.
Ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian sot në Luksemburg do të debatojnë rreth propozimit për heqjen e vizave të Shengenit, për vendet ballkanike, prej të cilave më e avancuar është Maqedonia.
Pritet që ministrat në aspektin politik ta aprovojnë udhëtimin pa viza, për vendet, të cilat i kanë përmbushur kushtet e rrepta dhe të kërkojnë nga Komisioni Evropian të fillojë t`i përgatisë dokumentet që kjo të hyjë në fuqi.
Rekomandimi i Komisionit Evropian për heqjen e vizave do të duhej të vijojë në korrik, ndërsa vendimi i Këshillit të ministrave në vjeshtë.
Rekomandim për heqjen e vizave të Shengenit pritet të marrin Maqedonia, Serbia dhe Mali i Zi.
Komesari Evropian Oli Ren theksoi se mendimet e para të vendeve anëtare në raportin e Komisionit Evropian janë "konstruktive dhe të volitshme"./alsat-m/