E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zërat për një negociatë të mundshme mes Katarit dhe familjes Glazer, pronare e Djajve të Kuq, filluan të qarkullonin që në janar
Katari kėrkon tė blejė Manchester UTD









Pas Malaga-s dhe PSG-së, Katari i ka hedhur sytë tek Manchester United. Familja mbretërore ka bërë një ofertë për të marrë klubin anglez.

Lajmin e bën të ditur shtypi arab, sipas të cilit një delegacion do të shkojë në Angli të hënën në përpjekje për të mbyllur marrëveshjen.

Zërat për një negociatë të mundshme mes Katarit dhe familjes Glazer, pronare e Djajve të Kuq, filluan të qarkullonin që në janar.

Gjithashtu, një vizitë e kryer pak kohë më parë në Doha nga trajneri Alex Ferguson ishte konsideruar si sinjal i rëndësishëm.

Muajin e kaluar familja Glazer shprehu synimin e saj për të lëshuar kuota të shoqërisë në bursën e Singaporit.

Iniciativa synonte të shndërronte në monedhë markën e një prej klubeve më popullore në botë, me qëllim pakësimin e borxheve.

Megjithatë, familja bëri të ditur se në asnjë rast nuk do të jepej më shumë se 25% e të gjithë paketës së aksioneve.

Publikuar: 17.09.2011 | 15:37
Lexuar: 411 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime