E mėrkurė, 8.09.2010
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Publicitet
Bisedime vetëm për emrin, i cili do ta zëvendësojë referencën e përkoshme IRJM siç parashikon edhe Rezoluta 817 e Këshillit të Sigurimit të KB-së, mosndryshim të Kushtetutës, konfirmim dhe joproblematizim të identitetit dhe gjuhës maqedonase, respektim i së drejtës për vetëidentifikim, ndërtim i marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë.
Bisedime vetėm pėr emrin....









Bisedime vetëm për emrin, i cili do ta zëvendësojë referencën e përkoshme IRJM siç parashikon edhe Rezoluta 817 e Këshillit të Sigurimit të KB-së, mosndryshim të Kushtetutës, konfirmim dhe joproblematizim të identitetit dhe gjuhës maqedonase, respektim i së drejtës për vetëidentifikim, ndërtim i marrëdhënieve miqësore dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë.

Këto janë drejtimet kryesore të Propozim-strategjisë shtetërore për zgjidhjen e dallimeve me Greqinë rreth emrit të Republikës së Maqedonisë, të përgatitur nga deputeti i Partisë Liberale, Stojan Andov që po pritet të shqyrtohet në seancën e nesërme plenare të Kuvendit të Maqedonisë.

"Në bisedimet për emrin Republika e Maqedonisë duhet të insistojë në të drejtën e saj jokontestuese të vetidentifikimit si manifestim themelor i së drejtës së vetëpërcaktimit. Duhet të insistoj edhe për qëndrimin e Këshillit të Sigurimit të KB-së të përfshirë në Rezolutën 817 të vitit 1993, zgjidhja e dakorduar të shfrytëzohet si zëvendësim për referencën e tanishme, gjegjësisht për nevojat e KB-së", thuhet në Propozim-strategjinë.

Kushtetuta, siç theksohet, nuk duhet sërish të ndryshohet në kontekst të bisedimeve për emrin, duke pasur parasysh se tani më mori mendim pozitiv nga Komisioni i Arbitrazhit (Badenterit).

"Problematizimi i gjuhës, popullit maqedonas dhe identiteti i saj do të paraqisnin akt antievropian dhe anticivilizues që del larg jashtë tekstit të Rezolutës 817 ku definohet lënda e marrëveshjeve. Gjuha maqedonase është fundament i kombit maqedonas. Çfarëdo qoftë kompromisi rreth emrit paraprakisht supozon konfirmim të qartë dhe të sigurtë të gjuhës maqedonase, popullit dhe identitetit maqedonas. Në të kundërtën, pas dallimeve rreth emrit do të fshihej mohimi i identitetit të kombit maqedonas", thuhet në propozim-strategjinë.

Madje theksohet se asnjë përfaqësues i Republikës së Maqedonisë nuk ka të drejtë të bisedojë për zgjidhje që nuk do të përmbajë konfirmim të qartë dhe të sigurtë të gjuhës maqedonase, popullit dhe identitetit maqedonas. Sugjerohet që Greqisë dhe mediatorit Metju Nimic t'i bëhet me dije se Komisioni i Badenterit në mendimin për Maqedoninë pas pavarësimit të saj, si gjuhë zyrtare është theksuar ajo maqedonase. Raportin e Komisionit as këtë pjesë të tij askush në Bashkësinë e atëhershme Evropiane nuk e ka kontestuar.

Në dokument qëndron edhe se Maqedonia ka interes kombëtar për bashkëpunim miqësor dhe të fqinjësisë së mirë me Greqinë, që duhet të kulminojnë me marrëdhëniet aleate pasi që Maqedonia të bëhet anëtare e plotëfuqishme e NATO-s dhe BE-së. Në këtë kontekst dhe në funksion të tejkalimit të dallimeve rreth emrit, Kuvendi duhet të inicojë bashkëpunim më intensiv ndërparlamentar, ndërsa Qeveria të riafirmojë angazhimin për ngritjen e marrëdhënieve diplomatike në nivel të ambasadave.

Propozim-strategjia shtetërore, sipas Andovit, është realizimi i obligimit të vendosur në Rezolutë që e miratoi Kuvendi më 3 nëntor të vitit të kaluar, ndërsa me të cilën kërkohej përpunimi i një dokumenti të tillë. Shqyrtimi i strategjisë është në kontekst të vazhdimit të bisedimeve greke-maqedonase për emrin me ndërmjetësim të Nimicit më 22 qershor në Gjenevë pas "moratoriumit" katërmujor për shkak të zgjedhjeve në të dy vendet. Ndërmjetësuesi i KB-së, pas takimit me negociuesit Zoran Jolevski dhe Ademantios Vasilakis, më 6 korrik duhet ta vizitojë Shkupin, ndërsa dy ditë më vonë edhe Athinën.

Greqia tashmë 18 vite e konteston të drejtën e Republikës së Maqedonisë që të emërohet me emrin e saj kushtetues me arsyetim se kjo shfaq pretendim territorial ndaj provincës së njejtë greke veriore. Për shkak të kundërshtimit dhe presioneve të Athinës hyrja e Maqedonisë në KB më 8 prill të vitit 1993 është bërë nën referencën e përkohshme "Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë" e cila është aktuale edhe sot.

Të dy vendet nën patronazhin e KB-së filluan negociata për tejkalimin e kontestit me ndërmjetësim të diplomatëve amerikanë Sajrus Vens dhe Metju Nimic. Gjatë viteve të kaluara janë përmendur më shumë propozime joformale dhe formale, të cilat nuk ishin të pranueshme ose për njërën ose për palën tjetër.

Publikuar: 15.06.2009 | 15:48
Lexuar: 151 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime