E diel, 20.04.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press
Publicitet

Ai quhet Sokol Pepkolaj, ka lindur në Tropojë dhe jeton prej vitesh në Milano (Itali). Emri i tij para pak ditësh është përmendur në faqet e shtypit italian, si për shembull në gazetën “La Republica”
Tropojani qė do luaj me Penelope Cruz









Është 32 vjeç, shtatlartë dhe nga Shqipëria. E nëse do të jetë me shumë fat, do të mund të luajë në të njëjtin film me aktoren e famshme, Penelope Cruz.

Ai quhet Sokol Pepkolaj, ka lindur në Tropojë dhe jeton prej vitesh në Milano (Itali). Emri i tij para pak ditësh është përmendur në faqet e shtypit italian, si për shembull në gazetën “La Republica”, si djali shqiptar me profesion polic, por që është kërkuar të luajë rolin e komandantit në një film me metrazh të gjatë, ku flitet për luftën e Bosnjës.

Pepkolaj tregon për emocionet e një oferte si kjo, rol për të cilin producentët e japin Ok-in në tetor.

Sokol, emri yt është përmendur në shtypin italian, pasi jeni kërkuar për një rol në filmin më të ri të Penelope Cruz. Ku u takove me aktoren?

Po, jemi takuar me Penelope Cruz në Torino. Ishim duke zhvilluar “casting” për filmin e Sergio Castellito, dhe jemi takuar atje pasi aktorja Cruz do të marrë pjesë në xhirimet e këtij filmi, që do të marrë konfirmimin më 15 tetor.

Çfarë mund të na thuash më shumë për këtë film, sa i rëndësishëm është si projekt?

Është një film me metrazh të gjatë dhe titullohet “Venuto al mondo”. Deri tani jam i përfshirë nga emocionet dhe ndjenja e padurimit, pasi kemi bërë “casting”, por konfirmimin e marrim më 15 tetor. Është një projekt filmik gjigant, i financuar me 70 milionë euro, e që mua më pëlqen shumë.

Çfarë roli do të ketë Cruz në këtë film?

Ajo në këtë film luan rolin e gruas së gjeneralit, pasi siç e thashë, është një skenar vërtet interesant, me shumë emocion e tension, ndërsa flitet për luftën e Bosnjës.

Për çfarë roli je kërkuar të luash në këtë projekt?

Unë jam kërkuar për rolin e komandantit, megjithatë s‘mund të them asgjë konkrete. Le të shohim se çfarë roli do të më japin producentët duke parë aftësinë time aktoriale dhe fizikun.

Shumë do të pyesnin se sa afër botës së artit ke qenë deri tani, ke aspiruar për të qenë aktor më parë?

Patjetër që po. Nëse do të dëshironit një prezantim nga unë, mund t’ju them se kam filluar para dy vitesh këtë rrugë si figurant filmash. Më vonë jam angazhuar me sfilata mode për “Coconuda” dhe firma të tjera italiane. Gjithashtu kam ndjekur edhe kurse të ndryshme për role në filma aksion.

Po eksperienca konkrete ke pasur në kinema, ke luajtur diku deri tani?
Po, kam qenë pjesë e projektit “Due bravi ragazzi”, që fitoi vendin e parë në Festivalin e Filmit në Milano, ndërkohë që është në dalje filmi i ri ku unë interpretoj, me titull “The one”.

Xhirimet e këtij filmi janë realizuar në Londër, në Trento, Bolonja dhe Milano të Italisë dhe mezi po pres projektin e ri me Cruz.

Publikuar: 18.09.2011 | 00:08
Lexuar: 1575 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:















Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime