E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

“Kjo duhet t’i kontribuojë përmirësimit të aftësive për kontrollimin e masës së njerëzve të gatshëm për dhunë, përkatësisht për heqjen e barrikadave dhe për sigurimin e lëvizjes së lirë”, transmeton gazeta pohimet e Ministrisë së Mbrojtjes.
Gjermanėt, mjete tė blinduara pėr heqjen e barrikadave





Ministria gjermane e Mbrojtjes i ka dërguar në Kosovë dy autoblinda, kurse në fillim të tetorit duhet të arrijnë edhe dy “topa uji”, shkruan të shtunën gazeta “Frankfurter Algemaine Zeitung”, duke iu referuar burimeve në Ministrinë e Brendshme të Gjermanisë.

Gazeta pohon se automjetet e blinduara “Daks-pionir” forcat e KFOR-it në të ardhmen do të mund t’i “përdorin për heqjen e barrikadave që serbët po i vendosin nëpër rrugë në veriun e Kosovës”, shkruan gazeta. Sipas FAZ, autoblindat të enjten kanë arritur në Novosellë të Vushtrrisë, ku është i vendosur kontingjenti gjerman, si dhe batalioni rezervë gjermano-austriak që ka arritur në Kosovë në muajin korrik. Sipas pohimeve të gazetës gjermane, në fillim të tetorit në Kosovë duhet të sillen edhe dy “topa uji”.

“Kjo duhet t’i kontribuojë përmirësimit të aftësive për kontrollimin e masës së njerëzve të gatshëm për dhunë, përkatësisht për heqjen e barrikadave dhe për sigurimin e lëvizjes së lirë”, transmeton gazeta pohimet e Ministrisë së Mbrojtjes.

Publikuar: 18.09.2011 | 09:30
Lexuar: 638 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime