E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka kohë që këngëtarja Bleona Qereti është duke zhvilluar profesionin e saj të këngës në SHBA. U bë kohë që ajo nuk e ka vizituar Kosovën për të cilën thotë se e ka marrë malli shumë. Ajo tani është duke përgatitur shumë befasi për adhuruesit e saj. Për më shumë rreth karrierës dhe çdo gjë tjetër flet për “Zëri”.
Bleona: “Oj Kosovė ta honksha loēkėn”









Ka kohë që këngëtarja Bleona Qereti është duke zhvilluar profesionin e saj të këngës në SHBA. U bë kohë që ajo nuk e ka vizituar Kosovën për të cilën thotë se e ka marrë malli shumë. Ajo tani është duke përgatitur shumë befasi për adhuruesit e saj. Për më shumë rreth karrierës dhe çdo gjë tjetër flet për “Zëri”.

Si është një ditë e juaja në Amerikë?

Zgjohem rreth orës 11 paradite, dalë për vrap pesë milje ose shoh trainerin tim Gunnar Peterson për dy orë, në drekë kam takim pune (ku zakonisht unë shkoj në restorant dhe ushqimin e marr me vete, duke qenë që ushqimi më vjen i paketuar me kalori se çfarë duhet të ha).

Pas drekës takohem me profesorin e kantos William Riley për një orë e më pas shkoj në joga rreth orës 4 e 30, dhe në orën 7:00 shkoj në studio ... deri në orën një ose dy të mbrëmjes.

Pastaj vi në shtëpi, flas me mamin në “Skype” ose siç ndodh tani në këto momente ulem para kompjuterit për ndonjë intervistë apo e-mail që më duhet të kthej përgjigje. D.m.th jetë qeni (qesh).

Mirëpo gjërat nuk arrihen pa sakrifica dhe kjo është jeta që unë kam zgjedhur. Zakonisht njerëzit çuditen këtu me mua që nuk dalë ose shoqërohem me njerëz të tjerë dhe gjithmonë më bëjnë pyetjen: “Si është e mundur që bën këtë lloj jete? Pse nuk del dhe të kënaqesh nëpër party?”.

Dhe një gjë që ata nuk kuptojnë është që lumturia ime apo kënaqësia ime është kur unë jam në studio dhe është tipi i jetës që kam zgjedhur dhe në momentin që do dëgjoj veten në radio atëherë dhe vetëm atëherë do të jem e lumtur.

Sa është e vështirë të merresh me këngë në SHBA?

Jo vetëm në Amerikë por kudo në botë çdo gjë varet nga komercializmi, që do të thotë në momentin që nuk të shitet CD-ja, atëherë mos thuaj “Jam i suksesshëm”. Këtu të gjithë artistët kanë linjën e tyre të parfumeve, veshjeve, këpucëve, etj, por kjo nuk do të thotë që nuk ka muzikë të mirëfilltë.

Të gjithë ata që janë të suksesshëm, janë të tillë sepse kanë këngë të bukura. Kam idenë që tek ne paaftësia e disave justifikohet me termin “unë nuk jam komercial”. Tek e fundit të gjithë artistët jetojnë nga koncertet dhe biletat që njerëzit blejnë për t’i parë live.

Ka kohë që s’keni lansuar ndonjë projekt të ri, përse?

Si mund të mendohet? Që unë erdha në Amerikë dhe direkt mora numrin e celularit të Timbaland apo Puff Daddy? Të ishin gjërat kaq të lehta do ishin bërë të gjithë yje Hollivudi. E gjithë kjo është proces!

Unë kisha 8 këngë të përfunduara në anglisht nga producentë shumë të mirë, dhe mu desh një vit e gjysmë që t’i realizoja përpara se Timbaland të më fuste në studio. Sigurisht që këngët të gjitha do dalin në momentin që albumi do të jetë në treg.

Kam përfunduar 12 këngë dhe kam edhe 6 të tjera, pastaj nga 18 këngë do të zgjidhen vetëm 8 ose 10 këngë. Një shembull që publiku shqiptar të kuptojë që gjërat nuk janë të lehta. Keri Hilson ka inçizuar 80 këngë përpara se t’i ofrohej një kontratë dhe në fund nga ato janë publikuar vetëm 10. Dhe njëherë e them: “Të ishte e lehtë do ishin bërë të gjithë yje Hollivudi”.

A keni në plan ndonjë udhëtim në Shqipëri?

Udhëtimi i parë që do të bëj në momentin që do të finalizojë diçka është Kosova dhe Shqipëria. Më ka marrë malli për byrek, flia, mantia, kos, kafe dhe dashuri të sinqertë.

E sidomos me Kosovën unë kam qenë shumë herë më e lidhur se sa me Shqipërinë. Kam shumë shokë dhe më ka marrë malli shumë për Kosovën ‘Oj Kosovë ta honksha loçkën’. E imagjinon që më ka marrë malli dhe për lajme?!

Publikuar: 19.09.2011 | 07:48
Lexuar: 1013 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime