E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Hua në vlerë prej 23.350.000 eurove i është akorduar Maqedonisë nga këshilli administrativ i Bankës për zhvillim pranë Këshillit të Evropës për realizimin e Projektit për banesa për grupet sociale, kumtoi sot Ministria e Financave.
Maqedonia fitoi 23.350.00 euro hua pėr ndėrtim tė banesave sociale








Hua në vlerë prej 23.350.000 eurove i është akorduar Maqedonisë nga këshilli administrativ i Bankës për zhvillim pranë Këshillit të Evropës për realizimin e Projektit për banesa për grupet sociale, kumtoi sot Ministria e Financave.

Vlera e përgjithshme e projektit që do ta realizojë Ndërmarrja publike për ekonomizim me hapësira banesore dhe afariste është 50.700.000 euro dhe në të shteti do të merr pjesë me mjete nga Buxheti. Koordinatore do të jetë Ministria e Transportit dhe Lidhjeve.

Me projektin është paraparë ndërtim i gjithsej 37 ndërtesave me 1.708 banesa në 19 qytete në vend. Aplikimi pritet të përfundojë deri në vitin 2012. Implementimi filloi në vitin 2007 dhe deri tani janë ndërtuar tre objekte banesore, ndërsa në vijim është ndërtimi i 12 objekteve shtesë.

Shfrytëzues prëfundimtarë të këtyre banesave do të jenë pjesëtarët e grupeve të qytetarëve socialë - fëmijë pa prindër mbi 18 vjeçar, persona të papunë dhe shfrytëzues të ndihmës sociale, banorë të rajoneve të prekura nga katastrofat natyrore, persona invalidë apo amvisëri të cilat kanë person invalidë, pjesëtarë të rrezikuar socialë të popullatës rome dhe nëna të pamartuara me fëmijë minorenë.

Projekti ka për qëllim përforcim të zhvillimit të politikës sociale përmes luftës kundër varfërisë dhe përjashtimit social të personave me të ardhura të ulëta dhe grupet e prekshme sociale./

Publikuar: 15.06.2009 | 05:02
Lexuar: 611 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime