Ky është vendimi i Komisioni shtetëror për mbrojtjen e konkurrencës i cili në këtë mënyrë do të parandalojë paraqitjen e monopolit ne tregun e telefonisë celulare në vend. Komisioni i cili u mblodh me kërkesë të kompanisë Dojce telekom e cila ka kerkuar që njëri nga pjesëmarrësit ne treg, përkatësisht, operatori Kosmofon të shitet
Komisioni për mbrojtjen e konkurrencë thotë se kompania mund të shitet nëse nuk prishet konkurrenca në telefoninë celulare në vend.
'Kosmofon' do të shitet.
Ky është vendimi i Komisioni shtetëror për mbrojtjen e konkurrencës i cili në këtë mënyrë do të parandalojë paraqitjen e monopolit ne tregun e telefonisë celulare në vend. Komisioni i cili u mblodh me kërkesë të kompanisë Dojce telekom e cila ka kerkuar që njëri nga pjesëmarrësit ne treg, përkatësisht, operatori Kosmofon të shitet.
Problemi u paraqit pasi kompania Dojce Telekom bleu kompaninë OTE nga Greqia e cila është pronare e Cosmofonit në Maqedoni. Duke pasur parasysh se Dojce Telekom është pronare e kompnisë T-Mobile ajo praktikisht kontrollon 90 për qind të tregut të Maqedonisë. Kryetari i Komisionit Çedomir Kralevski tha se kjo nuk do të lejohet dhe se operatorin duhet ta blejë një kompanie e tretë.
"Gjatë mbledhjes së djeshme Komisioni për mbrojtjen e konkurrencës solli edhe vendimin formal juridik, me të cilin u miratua koncentrimi, por me kusht që të plotësohen kushtet të cilat i kanë propozuar vetë pjemarrësit në këtë koncentrim apo bashkim dhe njëkohësisht të mos prishet konkurrenca në telefoninë celulare në Maqedoni. Me fjalë tjera , kusht kryesor është që të shitet operatori Cosmofon një operatori krejtësiht të tretë", tha Cedomir Kralevski, kryetari i Komisionit për mbrojtjen e konkurrencës.