Pasi që në atë kohë nuk kishte probleme financiare, vendimin e aktorit shumica e konsideronin të dyshimtë. Kështu Cage pas pesë vitesh tha se i ishte gërditur të bëjë gjumë në dhomën e tij të fjetjes pasi që e gjeti një të panjohur i cili ishte i zhveshur ndërsa në trup e mbante vetëm xhaketën e tij nga lëkura.
Aktori i njohur Nicolas Cage, tregoi tek tani se pse kohë më parë e kishte shitur vilën e tij në Los-Anxhelos.
Pasi që në atë kohë nuk kishte probleme financiare, vendimin e aktorit shumica e konsideronin të dyshimtë. Kështu Cage pas pesë vitesh tha se i ishte gërditur të bëjë gjumë në dhomën e tij të fjetjes pasi që e gjeti një të panjohur i cili ishte i zhveshur ndërsa në trup e mbante vetëm xhaketën e tij nga lëkura.
Kemi përjetuar ankth të vërtetë. Bashkëshortja dhe unë ishim duke fjetur, kur në një moment i hapa sytë dhe e pashë një njeri lakuriq me xhaketën time i cili ishte ulur në dysheme afër shtratit dhe lëpinte akullore. Ka qenë e tmerrshme.
Menjëherë e thirra policinë, por nuk e kam paditur pasi që e vërejta se nuk është vetja. Dhe nga ajo shtëpi jemi larguar që në ditën e nesërme, dhe shumë shpejt e kemi shitur, tha Nicolas Cage.