E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Zënia e trotuarve nga shitësit ambulatorë, objekte apo stolave ka qenë një ndër problemet më të medha në të cilët janë ndeshur qytetarët në të përditshmen e tyre.
Pushtimi i trotuareve, Bashkia Tiranė: Tė lirė qė nga 1 tetori








Situata kaotike e ndeshur pothuajse në të gjitha rrugët e kryeqytetit, do të marrë fund. Të paktën ky pritet të jetë rezultati i vendimit të fundit nga Bashkia e Tiranës. Të gjithë tregtarët ambulantë në kryeqytet duhet të lirojnë trotuaret deri më datë 1 tetor, sepse Bashkia ka vendosur të spastrojë tregjet ambulatore duke i rikthyer trotuaret qytetarëve.

“Bashkia e Tiranës u kërkon tregtarëve, ambulantëve, të licensuar ose jo, të cilët ushtrojnë aktivitetin e tyre në trotuaret e qytetit, të fillojnë lirimin e hapësirave publike që ato kanë zënë, deri më datë 1 tetor të këtij viti. Bashkia e Tiranës, u bën thirrje pronarëve të lokaleve, bareve dhe restoranteve, të cilët kanë zënë trotuaret e qytetit dhe rrugët e kalimit me tavolina, të fillojnë lirimin e hapësirave publike deri më datën 1 tetor të këtij viti”, u shpreh zëdhënësja e bashkisë.

Zënia e trotuarve nga shitësit ambulatorë, objekte apo stolave ka qenë një ndër problemet më të medha në të cilët janë ndeshur qytetarët në të përditshmen e tyre.

RTV “Ora News”, e ka ngritur këë problem disa herë, ndërsa tashmë është rradha e bashkisë për të vënë dorë mbi të. Nuk dihet ende nesë do të jetë një aksion sporadik, apo një vendim që do të zbatohet pikë për pikë, por e rëndësishme në këtë rast është që kalimtarët të kenë hapësira për të ecur në trotuar.

Publikuar: 20.09.2011 | 09:22
Lexuar: 512 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime