Në shqetësime të kësaj përmase, Hazizaj thotë se ofrohet këshillim i specializuar dhe në raste specifike, kërkohet ndërhyrja e psikologëve për zhvillimin e seancave me prindërit.
E vetmja zyrë, që pranon ankesat e fëmijëve, ndër Alot, që merren me të shumta, dëshmon se prindërit shqiptarë janë ende të prirur fort për të ushtruar dhunë tek fëmijët. Altin Hazizaj, drejtori i qendrës CRCA thotë se vetëm gjatë gushtit janë pritur 40 telefonata nga fëmijët, të cilët marrin guximin të denoncojnë dhunën e babait apo të nënës brenda mureve të shtëpisë.
Në shqetësime të kësaj përmase, Hazizaj thotë se ofrohet këshillim i specializuar dhe në raste specifike, kërkohet ndërhyrja e psikologëve për zhvillimin e seancave me prindërit.
Fenomeni i dhunës prindër-fëmijë, shpjegon Hazizaj, nis nga rastet më të thjeshta të bërtitjes apo shuplakës, deri në një dhunë ekstreme apo në rastin më të keq, të një abuzimi seksual tek të miturit.