Në vijim të takimit kryeministri Berisha çmoi si shumë të rëndësishëm liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë, si një moment i cili do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm si në planin e përgjithshëm ekonomik, ashtu dhe në planin e rritjes së lirive të qytetarëve të saj.
Në vijim të vizitës në Nju Jork, kryeministri i Shqipërisë Sali Berisha vijoi lobimin për pavarësinë e Kosovës ku zhvilloi takime me kongresmenin Eliot Engel dhe kongresmenin Joseph Crowley.
Në takimin mes tyre u diskutua për çështjen e njohjes së mëtejshme të pavarësisë së Kosovës dhe koordinimin e përpjekjeve në këtë drejtim.
Në vijim të takimit kryeministri Berisha çmoi si shumë të rëndësishëm liberalizimin e vizave për shtetasit kosovarë, si një moment i cili do të kontribuojë në zhvillimin e mëtejshëm si në planin e përgjithshëm ekonomik, ashtu dhe në planin e rritjes së lirive të qytetarëve të saj.
Nga ana e tij, kongresmeni Engel e siguroi kryeministrin shqiptar për mbështetjen e palëkundur të qeverisë amerikane në lidhje me çështjen e Kosovës, duke vlerësuar edhe maturinë e qeverisë së saj në lidhje me hapat e ndërmarrë për konsolidimin e shtetit të së drejtës dhe forcimin e sovranitetit të saj.
Berisha konfirmoi edhe një herë qëndrimin e qeverisë shqiptare për ruajtjen e kufijve ekzistues në Ballkan, si politika më e mirë në shërbim të paqes dhe stabilitetit në rajon.