Java që lamë pas nëpër kampionatet kryesore evropiane ka sjellë shumë surpriza dhe të veçanta. Fitorja e Manchester United përballë Chelseat, goleata e Barcelonës si dhe paraqitja fantastike e Cavanit. Mirëpo të gjitha këto kaluan nën hijen e turpërimit të galaktikëve të Real Madridit nga skuadra minore e Levantes.
Java që lamë pas nëpër kampionatet kryesore evropiane ka sjellë shumë surpriza dhe të veçanta. Fitorja e Manchester United përballë Chelseat, goleata e Barcelonës si dhe paraqitja fantastike e Cavanit. Mirëpo të gjitha këto kaluan nën hijen e turpërimit të galaktikëve të Real Madridit nga skuadra minore e Levantes.
Surpriza e Javës - Natyrisht nuk do të ishte quajtur turpërim nëse buxheti i Levantes do të ishte, nëse jo i barabartë, të paktën i përafërt me Realin. Mirëpo jo, madrilenët e kanë 25 herë buxhetin më të lartë se skuadra e dytë që vjen nga Valencia. Në fakt, buxheti i Levantes prej 20 milionë eurove në vit mund të krahasohet saktësisht me vetëm të ardhurat e Cristiano Ronaldos brenda vitit, pa përmendur 500 milionët që ka Reali në dispozicion.
Levante, e cila u promovua në La Ligë vetëm para dy viteve, ndërsa vitin e fundit mezi i shpëtoi rënies nga kategoria, zhvilloi një paraqitje fantastike para 25 mijë tifozëve në stadiumin Ciutat De Valencia dhe shfrytëzoi më së miri përjashtimin e Khediras për të bërë surprizën më të madhe në Evropë për këtë javë.
Ndërkohë Mourinho, i cili ishte tallur para takimit duket thënë se qëllimi i Realit është të sigurojë ekzistencën, fajin për humbjen ia la tërësisht gjermanit. I vetmi fajtor për humbjen është Khedira. E uroj Levanten, ata janë të mençur dhe dinë si të provokojnë dhe kjo është pjesë e futbollit po ashtu, tha i veçanti.
Rezulati i javës Ndërkohë, përveç surprizës më të madhe të kësaj jave edhe fitorja më e lartë vjen nga La Liga. Dështimin e Realit e shfrytëzoi më së miri Barcelona, e cila ishte e magjishme këtë javë duke shënuar fitoren më të lartë në pesë ligat më të forta në Evropë.
Tri herë Messi, dy Villa, Xavi, Farbregas dhe autogoli i Riversios ishin fatal për Osasunën. Madje trajneri vendas pas ndeshjes tha se ata e vuajtën minikrizën që kaloi Barcelona. Ndërsa një ndër pikat më të ndritshme të La Ligës këtë javë ishe edhe hat-tricku i rekordmenit të Evropa Ligës, Radamel Falcao me skuadrën e tij të re Atletico Madrid.
Dështimi i javës Ndërkohë nga Anglia këtë javë vjen dështimi i kësaj jave në futboll. Janë pikërisht dy ndër sulmuesit më të mirë në Evropë, Fernando Torres dhe Wayne Rooney, të cilët janë protagonistë të këtyre dështimeve. Torresi bëri një dështim epik duke mos shënuar në portën e zbrazët, rast i cili rrallë shihet në futboll.
Ndërkohë edhe më rrallë shihen dy dështime brenda vetëm një takimi. Wayne Rooney bëri një rrëshqitje alla David Beckham e gjatë ekzekutimit të penalltisë duke huqur të gjithë portën. Sidoqoftë kampioni i Premierligës me fitore 3:1 ka barazuar rekordin e vitit të largët 1904 prej 18 ndeshjeve radhazi të fituara në Old Trafford.
Përveç kësaj sulmuesi Wayne Rooney është bërë vetëm futbollisti i dytë i Premierligës i cili ka arritur të shënojë pesë ndeshje radhazi pas Jose Antonio Reyes i cili atëbotë luante për Arsenalin. Ndërkohë, përkundër blerjeve të reja Manchester City ka dështuar në Fulham ku nuk ka mundur të marrë një pikë në rezultatin 2:2. Tani Mancini kërkon ende lojtarë. Kë dëshiron më tepër ky trajner, Messin apo ndoshta Ronaldon.
Futbollisti i javës Futbollisti i javës këtë radhë vjen nga Serie A. Është ky super Edinson Cavani, i cili i vetëm gjunjëzoi kampionin Milan.
Cavani bëri një ndër paraqitjet më të mira në Evropë këtë javë. Goli i hershëm i Aquilanit në minutën e 12-të dhe entuziasmi milanez u shua më pas nga hat-tricku i uruguaianit Cavani në të 13, 36 dhe 51.
Ndërkohë Juventusi duket se është kthyer në formën e tij të vjetër dhe po dëshmon emrin Zonja e Vjetër duke shënuar fitoren e dytë me radhë në ligë.