Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan u shprehu respekt libianëve, të cilët humbën jetën në luftën kundër regjimit të Moamer Gadafit, transmetuan agjencitë.
Në revolucionin libian, me të cilin u mposht regjimi i Moamer Gadafit, humbën jetën 25.000 persona, deklaroi në seancën e KB-së lideri i Këshillit kalimtar kombëtar, Mustafa Abdul Xhalil.
Ai iu falënderua KB-së dhe shteteve të cilët e mbështeten luftën e kryengritësve libianë, ndërsa anëtarëve të regjimit të Gadafit u ka premtuar proces të drejtë gjyqësor.
"Humbëm 25.000 dëshmorë, dyfish më shumë janë lënduar", deklaroi Abdul Xhalil në takimin e kreut të miqve të Libisë gjatë seancës së Asamblesë së përgjithshme të KB-së në Nju-Jork. Mes të pranishmëve në takim ishin edhe presidenti i SHBA-së Barak Obama, presidenti francez Nikolla Sarkozi, sekretari i përgjithshëm i KB-së Ban Ki-mun dhe liderë të tjerë.
Abdul Xhalil përmendi se shumë anëtarë të regjimit të Gadafit janë arrestuar, por disa janë liruar.
"Ato të cilët do të gjykohen, do të kenë gjykim të drejtë, nuk do të lejohen grindje dhe dukuri të hakmarrjes", thotë ai.
Kryeministri turk Rexhep Taip Erdogan u shprehu respekt libianëve, të cilët humbën jetën në luftën kundër regjimit të Moamer Gadafit, transmetuan agjencitë.
"Rreth 25.000 persona janë vrarë. Ata janë dëshmorë dhe do të mbahen mend, pasi luftuan për një jetë më të mirë", deklaroi Erdogan në ndërtesën e KB-së.
Erdogan i bëri thirrje Këshillit të Sigurisë të KB-së që popullit libian tia kthejë Libisë të gjitha aktivat e ngrira, prej të cilave shumica i takojnë Gadafit dhe të afërmeve të tij.