Shkencëtarët dëshmuan se flokët në fakt zbardhen nga stresi, por që flokët e thinjura zvogëlojnë rrezikun nga sëmundja e kancerit.
Flokët e thinjura janë rezultat i stresit, duke u shtuar presioni nga stresi, qelizat e rrënjës së flokëve dëmtohen dhe lënë flokët e thinjura, tregoi një studim.

Megjithatë, shenja më e dukshme e plakjes është edhe e dobishme. Shkencëtarët dëshmuan se flokët e thinjura zvogëlojnë rrezikun nga kanceri. Kur shkencëtarët japonezë studionin ndikimin e radioaktivitet në minj, kanë vërejtur se qimja e tyre zbardhej. Shkencëtarët theksuan se deri tek kjo erdhi sepse qelizat e rrënjës ishin të detyruara të plaken dhe shtuan prodhimin e melaninës që i jap flokëve ngjyrë.
Dr. David Fisher, drejtor i departamentit dermatologjik në shkollën mjekësore të Harvard, thotë se parandalimi i ndarjes së qelizave të rrënjës që bartë ADN gjithashtu ka dobi.
Kjo mund të parandalojë zhvillimin e kancerit që krijohet në bazë të qelizave të dëmtuara që rriten pa kurrfarë kontrolli, tha ai. Shtoi se procesi i zbardhjes së flokëve në fakt mbron nga kanceri.