E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Genti Nuhiu është nxënës i shkëlqyer në mësime në shkollën fillore "Eqrem Çabej" në fshatin Sllatinë në komunën e Tearcës. Por përpos shkollës Genti është edhe në vitin e tretë në shkollën e muzikës në Tetovë tek profesoresha Blana Shabani. Ai ka marrë pjesë në dy koncerte për piano të cilat i organon shkolla e muzikës gjatë vitit shkollor dhe gjithnjë është vlerësuar me pikë maksimale.
Pianisti tetovar Genti  Nuhiu, shkėlqen nė instrumentin e pianos











Brunilda Shëngjergji Kuçi


Tetovë 18 shtator- Genti Nuhiu quhet ky djalë që shihni në foto. Genti i ka vetëm tetë vjet dhe në shpirt i flen muzika Ai merret me muzikë dhe i bie instrumentit muzikor piano.Vërtetë janë të rrallë ata fëmijë të cilët e zgjedhin pianon si instrument muzikor.

Genti Nuhiu është nxënës i shkëlqyer në mësime në shkollën fillore "Eqrem Çabej" në fshatin Sllatinë në komunën e Tearcës. Por përpos shkollës Genti është edhe në vitin e tretë në shkollën e muzikës në Tetovë tek profesoresha Blana Shabani. Ai ka marrë pjesë në dy koncerte për piano të cilat i organon shkolla e muzikës gjatë vitit shkollor dhe gjithnjë është vlerësuar me pikë maksimale.

Adhuruesit e muzikës klasike kanë pasur rastin që të ndjekin nga afër koncertet. Në programet e tij gjithnjë ka vepra të zgjedhura të kompozitorëve më të njohur ndërkombëtar Betoven, J.S.Bah, Moxart, e të tjerë.
Pianisti tetovar Genti  Nuhiu

Por ambicia e Gentit nuk mbetet me kaq për muzikën, ai pritet që të marrë pjesë në festivalin për fëmijë ku do të prezantohet me këngën "Baladë për nënën".

Pra Genti është ndryshe nga moshatarët e tij, e do muzikën shumë. Edhe pse akoma i vogël atij i flenë muzika në shpirt. Një ditë ai pretendon të bëhet një pianist i famshëm. Ndoshta nuk do ta besoni, por po ta dëgjoni Gentin teksa luan gishtat e tij të vegjël mbi piano, të jep përshtypjen se ato melodi është duke i krijuar një i rritur.

Por Genti nuk e le edhe shkollën anash për asnjë moment. Është paksa e vështirë për një fëmijë të moshës të Gentit që të bëjë dy gjera paralelisht, por falë përkrahjes së familjes Genti është i suksesshëm. Përveç faktit se Genti është një fëmijë i talentuar, ai është edhe një fëmijë i dashur dhe i shoqërueshëm me shokët.

Një vëmendje të veçantë i kushton edhe gjyshi, i cili ne mënyrë permanente e shoqëron për ne shkollën e muzikës sa herë që ai ka për të marrë mësime në piano.

E kush nuk do të dëshironte që të ishte si Genti, ndoshta të gjithë bashkëmoshatarët e tij që e njohin, sepse ai vërtete është një fëmijë që ka talent te veçantë për matematike dhe anglisht, ai ka arritur shumë edhe pse i ka vetëm tetë vjet.

Koncertet ku Genti ka marrë pjesë kanë një rëndësi të veçantë sepse aty del në pah talenti i tij, ku vlerësohet puna dhe mundi i dhënë, pra vlerësohen të arriturat e tij gjatë vitit.
Pianisti tetovar Genti  Nuhiu

Publikuar: 21.09.2011 | 14:27
Lexuar: 1002 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime