E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Qytetarëve u mundësohet që vetë të vendosin për atë se çka është më e rëndësishme për ata dhe ku të investohet në komunën e tyre, gjegjësisht qytetarët në bashkëpunim me komunat të vendosin për projektet prioritare", tha ai.
Promovohet cilki i tretė nga Programi






Cikli i tretë i Programit "Forume në bashkësi" do të realizohet gjatë këtij dhe vitit të ardhshëm dhe përfshin 18 komuna, informoi në konferencën e sotme ambasadori zviceran në Maqedoni Stefano Larzaroto.

Buxheti i përgjithshëm për këtë cikël është 59.675.000 denarë prej të cilave 28.600.000 denarë janë pjesëmarrje e komunave, ndërsa 31.075.000 denarë janë donacion i Agjencisë zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC).

Në këtë cikël do të organizohen katër tipe të forumeve - forum projektues, buxhetor, ndërkomunal dhe buxhetor me mbështetje tl procesit. Në këtë cikël janë përfshirë komunat Kriva pallankë, Makedonski Brod, Gostivar, Bogovinë, Mavrovë-Rostushë, Kratovë, Kavadar, Rosoman, Demir Kapi, Bërvenicë, Vevçan, Vrapçishtë, Çeshinovë-Obeleshevë, Gradsko, Bosillovë, Berovë, Strumicë dhe Dibër.

Ministri i Vetqeverisjes Lokale Nevzat Bejta në konferencë theksoi se kjo mbështetje financiare për komunat është shumë e rëndësishme për shkak se u jep mundësi të re që ata në mënyrë më efikase t'u përgjigjen kërkesave të qytetarëve, ndërsa vetë qytetarëve u jep mundësi për afirmim të interesave të tyre në nivel lokal.
Ministri i Vetqeverisjes Lokale Nevzat Bejta

"E gjithë kjo bëhet me pjesëmarrje të drejtpërdrejt, me një prej instrumenteve më demokratike të vendosjes, ndërsa ajo është debati i hapur dhe transparenca", tha Bejta.

Me këtë Program të cilin Ministria lartë e vlerëson, sipas tij, vendosen mekanizjma të ri të cilat çojnë drejt realizimit të të kësaj Ministrie, ndërsa ajo është inkuadrimi i qytetarëve në procesin e vetëvendosjes në nivel lokal.

"Qytetarëve u mundësohet që vetë të vendosin për atë se çka është më e rëndësishme për ata dhe ku të investohet në komunën e tyre, gjegjësisht qytetarët në bashkëpunim me komunat të vendosin për projektet prioritare", tha ai.

Bashkësinë e Njësive të Vetqeverisjes Lokale e prezantoi nënkryetari Izet mexhiti, i cili tha se nga përvoja e tij personale si kryetar komune dhe përfaqësues tani në BNJVL me këtë Program mundësohet bashkëpunim më i hapur dhe transparent të qytetarëve me komunat dhe se për komunat janë të pranueshme prioritetet e qytetarëve.

Programi "Forume në bashkësi" ka për qëllim ta mbështesë procesin e decentralizimit në Republikën e Maqedonisë dhe t'u mundësojë qytetarëve të marrin pjesë në zhvillimin e bashkësisë lokale.

Programi është financuar nga Agjencia zvicerane për zhvillim dhe bashkëpunim (SDC), e zbatojnë pesë organizata - FSHHM, CIP-a, QMBN, AID dhe Qendra për zhvillim të qëndrueshëm-ALKA, ndërsa është mbështetur nga BNJVL-ja.
Promovohet cilki i tretë nga Programi - Forume në bashkësi

Publikuar: 21.09.2011 | 14:43
Lexuar: 831 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime