E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Ka filluar që në moshë të vogël të merret me këtë art. Janë të rrallë njerëzit që merren me këtë art, por ai është njëri prej tyre. Ndoshta është një prej më të mirëve që ka Tetova, pse jo! Bëhet fjalë për Florin Kahrimani ose i njohur ndryshe si Flow :)
Intervistė me graffistin tetovar Flow











Intervistoi: Liridona Kuçi


Yll Press - Në cilën moshë keni filluar të merreni me këtë art?

Flow - Me graffiti kam filluar të merrem prej 9-10 vjet, ishte kohë kur graffiti ishte shumë pak i njohur në Tetovë.


Yll Press - Të shtyu dikush që të merresh me këtë art apo ishte vet dëshira?

Flow - Të gjitha gjërat bëhen me vet dëshirë, normal se vet dëshira.

Yll Press - Ke marrë pjesë nëpër shumë evenimente të ndryshme ku ke aplikuar graffitin. Cilin nga ato evenimente të shumta do ta veçoje si më mbresëlënës?

Flow - Më shumë ka pasur projekte ku janë realizuar graffiti jam. Do ta veçoja graffiti jam-in e organizatës "Loja" i cili u mbajt para objektit të kësaj organizate dhe kishte numër të madh të graffiteve.

Yll Press - Cili ka qenë graffiti më i vështirë që ke punuar deri tani?

Flow - Mendoj se më i vështirë ka qenë punimi i cili u vizatua për tifo grupin ballistet, ishte një punim me dimensione shumë të mëdha.

Yll Press - Si e vlerësojnë këtë art tetovarët?

Flow - Tetova gjendet në hapat e parë të artit urban, por gjithsesi të gjitha punimet priten mirë dhe kjo i inkurajon edhe njerëzit e tjerë për tu marrë me këtë art.
Intervistë me graffistin tetovar Flow

Yll Press - A janë të interesuar të rinjtë që të mësojnë diçka rreth këtij art?

Flow - Po shumë, tani është kohë tjetër, rinia merret me gjëra tjera në krahasim me rininë e para disa viteve. Kjo është diçka pozitive.

Yll Press - Para disa ditësh u publikua në You Tube dhe një video ku paraqiten punimet tuaja. Me kë e realizuat këtë video?
Florin Kahrimani

Flow - Po, ajo ishte videoja e parë me graffiti e quajtur SPRAYnFLOë, si video e parë me graffiti në Tetovë edhe në rrethin ku ka shqiptarë. Ky projekt u realizua në bashkëpunim me Neo Production. Sa i përket montimit të videos, me të është marrë Muhamer Mustafai.

Yll Press - Çfarë komentesh keni marrë rreth kësaj videoje?

Flow - Deri tani kam marrë komente pozitive dhe i ka pëlqyer njerëzve puna që kemi bërë ne.

Yll Press - Çfarë pretendon Florini për të ardhmen?

Flow - Të kem jetë dhe shëndet, të tjerat arrihen vetë :P

Yll Press - Një mesazh për ata që pëlqejnë graffitin!

Flow - Për të gjitha ata që pëlqejnë graffitin, vazhdoni pëlqejeni, vazhdoni shprehni aftësinë tuaj dhe shkruani në murin e fqinjit tuaj :P

Thanks :D

Puna që bën Flow vërtetë është për tu admiruar, ndërsa neve na mbetet vetëm ti shohim punimet e tij dhe të japim vlerësimin tonë :).
Florin Kahrimani -  Flow
Florin Kahrimani -  Flow
Florin Kahrimani -  Flow
Florin Kahrimani -  Flow
Florin Kahrimani -  Flow
Florin Kahrimani -  Flow
Florin Kahrimani -  Flow

Publikuar: 21.09.2011 | 14:54
Lexuar: 1344 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet
barii (21/09/2011 17:17:29) wtf
Mb prudction (21/09/2011 20:23:13) Shaumm selak ie oii troshkoo pffffffff
Mb (22/09/2011 23:55:07) Fllow vlla shaum fort ene kto g e shkrujn Mb Production Jon vet fila respek e kije pi mije ene mi kit MBproduction..low u broo <3

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime