Kandidatët të cilët në afatin e paraparë për regjistrim nuk do ta bëjnë pagesën e semestrit, në fakultetin në të cilin janë pranuar, do të konsiderohet se kanë hequr dorë dhe vendi i tyre do të shpallet si i lirë në Konkursin plotësues.
Universiteti Shtetëror i Tetovës i njofton të gjithë kandidatët e pranuar në afatin e tretë të regjistrimit që ta kryejnë regjistrimin, respektivisht pagesën e semestrit, më 21, 22 dhe 23 shtator.
Kandidatët që janë pranuar në fakultetet dhe programet studimore të USHT-së, pagesën e semestrit do ta kryejnë në qytetet ku kanë aplikuar.
Përndryshe, më 13 dhe 14 shtator në USHT në kuadër të afatit të tretë të regjistrimit të studentëve të rinj, në fakultetet dhe programet studimore, aplikuan rreth 1000 kandidatë për ti vijuar studimet e tyre deridiplomike.
Kandidatët të cilët në afatin e paraparë për regjistrim nuk do ta bëjnë pagesën e semestrit, në fakultetin në të cilin janë pranuar, do të konsiderohet se kanë hequr dorë dhe vendi i tyre do të shpallet si i lirë në Konkursin plotësues.
Kandidatët e tillë mund të aplikojnë sërish në afatin e katërt në ato fakultete ku do të ketë vende të lira.