E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Me Propozim-vendimin për rishpërndarjen e mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror dhe midis fondeve dhe Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, bëhet korrigjim minimal i anës të së dalurave prej 1,5 për qind të të dalurave të përgjihshme, gjegjësisht rindarje të mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetor.
Kuvendi e miratoi Propozim-vendimin pėr rishpėrndarjen e mjeteve buxhetore dhe disa propozim-vendimeve tjera


Kuvendi i Republikës së Maqedonisë pas debatit treditor e miratoi Propozim-vendimin për rishpërndarjen e mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror dhe midis fondeve dhe Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011.

Deputetët pa debat i miratuan propozim vendimet për kompensim të harxhimeve të organizatorëve të fushatës zgjedhore, prej listave të të cilëve të kandidatëve janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë dhe të organizatorëve të fushatës zgjedhore , prej listave të të cilëve nuk janë zgjedhur deputetë në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë, për shpalljen e zgjedhjes së kryetarit, nënkryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror zgjedhor, si dhe për shpalljen e konkursit publik për emërimin e kryetarit dhe anëtarëve të Komisionit shtetëror për vendosje në procedurë administrative dhe procedurë nga marrëdhënia e punës në shkallë të dytë.

Me Propozim-vendimin për rishpërndarjen e mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetor të pushtetit qendror dhe midis fondeve dhe Buxhetit të Republikës së Maqedonisë për vitin 2011, bëhet korrigjim minimal i anës të së dalurave prej 1,5 për qind të të dalurave të përgjihshme, gjegjësisht rindarje të mjeteve midis shfrytëzuesve buxhetor. Sigurohen mjete plotësuese për aktivitetet prioritare të Qeverisë dhe projekte të cilat kanë dinamikë më të shpejtë për llogari të projekteve tjera ku është vërejtur realizim më i ngadalshëm. Vendimi nuk do të ndikojë në realizimin e projekteve të parapara në programin për vitin 2011.

Me transferimin e mjeteve në Fondin për sigurim shëndetësor dhe Fondin për sigurim pensional dhe shëndetësor do të përforcohet stabiliteti i tyre financiar dhe do të sigurojë pagesë në kohë të pensioneve dhe kompensimeve tjera, si dhe shërbim më cilësor shëndetësor. Sigurohet edhe mbrojtja shëndetësore, ndërsa komponenta zhvillimore e buxhetit me mjetet e parapara për Zonat teknologjiko-industriale, për infrastrukturën hekurudhore, pajisjen në shëndetësi dhe mjedisin jetësor.

Deputetët nga opozita vlerësuan se vendimi është joligjore dhe në kundërshtim me Ligjin për buxhet dhe po miratohet shpejtë dhe në mënyrë jo transparente. Vërejtën se po ndahet shumë e madhe e mjeteve për Fondin për sigurim pensional dhe invalidor dhe për Fondin për sigurim shëndetësor që sipas tyre vërejtën se është sjellur në pikëpyetje qëndrueshmëria e tyre.

Debati lidhur me pikat e tjera nga seanca e 10-të e Kuvendit vazhdon nesër.

Publikuar: 22.09.2011 | 04:07
Lexuar: 488 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime