Deri te ky qëndrim arritën analistët e Rejting agjencisë ndërkombëtare në raportin që sot u publikua në Sitin londinez dhe cituar nga agjencitë botërore.
Valuta e vetme evropiane do të mbijetojë dhe do të vazhdojë të ekzistojë madje edhe të ketë thellim të krizës së tanishme me fletobligacionet shtetërore të vendeve të eurozonës dhe falimentimit të mundshëm të Greqisë.
Deri te ky qëndrim arritën analistët e Rejting agjencisë ndërkombëtare në raportin që sot u publikua në Sitin londinez dhe cituar nga agjencitë botërore.
"Druajtjet nga avaria e mundshme e eurozonës janë ekzagjeruar. Ka edhe 'hera e tretë', ku euroja do të ruhet madje edhe pa krijimin e hapësirës të vetme tatimore dhe ministri të vetme të financave të eurozonës. Situata në eurozonë mund të stabilizohet me kontrolle më të fuqishme dhe organe rregullatore, të cilat do të kenë kompetencë t'i koordinojnë politikat ekonomike të vendeve anëtare" potencojnë ekspertët nga Fiç.
Në raportin e tyre, agjencia nuk e përjashton mundësinë për falimentimin e Greqisë për borxhin e saj, por sipas analistëvem, kjo nuk do të sillte deri te dalja e Athinës nga eurozona.