Në takimin, kumtoi Minsitria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor, u diskutua për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza dhe furnizimin e ujit në rajonin e Pollogut.
- Ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimi Hapsinor Abdilaqim Ademi sot u takua me kryetarët e komunave nga rajoni i Pollogut.
Në takimin, kumtoi Minsitria e Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor, u diskutua për zgjidhjen e problemit me ujërat e zeza dhe furnizimin e ujit në rajonin e Pollogut.
Duke e njohur faktin se ky rajon një periudhë të gjatë po ballafaqohet me mungesë të ujit për pije, si dhe me problemin me ujërat e zeza, pasi rajoni i Pollogut i përfshin zonën e parë dhe të dytë mbrojtëse të burimit Rashqe, ministri Ademi theksoi se zgjidhja e këtyre dy problemeve të mëdha janë me rëndësi të jashtëzakonshme për Ministrinë e Ambientit të Jetesës dhe Qeverisë.
Për realizimin e projekteve të tilla kapitale, Qeveria e Republikës së Sllovenisë, si një nga donatorët më të mëdhenj, shpreh gatishmëri t'u ndihmojë banorëve nga rajoni i Pollogut që të sigurohet ujë cilësor për pije, e njëherit edhe do të mbroheshin ujërat e lumit Vardar nga ndotja e mëtejshme.