E diel, 26.10.2014
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Gjatë takimit të mbrëmshëm të këtij komisioni janë tejkaluar edhe dilemat, që mungesa e regjistruesve të një etniteti në rajone të caktuara të plotësohen me regjistrues nga i njëjti etnitet, por që gravitojnë në rajonet më të afërta.
Milaim Ademi:


Interesimi i mbi 5.000 konkurruesve shqiptarë për regjistrues, instruktorë dhe komisione komunale garanton proces transparent të regjistrimit të popullsisë, tha për Alsat-M Milaim Ademi, anëtar i Komisionit shtetëror për regjistrim.

Gjatë takimit të mbrëmshëm të këtij komisioni janë tejkaluar edhe dilemat, që mungesa e regjistruesve të një etniteti në rajone të caktuara të plotësohen me regjistrues nga i njëjti etnitet, por që gravitojnë në rajonet më të afërta.

Ademi theksoi se një mungesë të kësaj natyre, për shembull ajo e shqiptarëve paraqitet në Manastir, Ohër dhe Dollnen.

"Mendoj se me vetë faktin që nuk ka rreth regjistrues ku nuk ka shqiptar apo nuk ka rreth regjistrues ku nuk ka pjesëtarët të etniteteve tjera turq, romë, boshnjak, kam bindjen se megjithatë i gjithë ky proces dot rrumbullakohet në terren, gjegjësisht këtë javën e fundit kur do të bëhen trajnimet e nevojshme për regjistruesit dhe instruktorët dhe normalisht që në teren duhet bërë puna më e madhe sepse në fund të fundit terreni është ai që do të detektojë pastaj mangësitë eventuale që mund të paraqiten në procesin e mëtutjeshëm të regjistrimit gjegjësisht në fazën e përpunimit të të dhënave statistikore", tha Ademi.

Ai ka hedhur poshtë deklaratat e opozitës për dështim të procesit të regjistrimit të popullatës duke ftuar qytetarët që të përgatisin me kohë dokumentacionin e nevojshëm për regjistrim.

"Opozita bën politikën e saj dhe unë kam bindjen që megjithatë popullata në fund të fundit e ka kuptuar drejtë qëllimin dhe rendësin e një regjistrimi të këtillë nga vet fakti që brenda pesë ditëve sa zgjati konkursi janë paraqitur mbi 5.000 vetë. Kjo do të thotë megjithatë popullata është sensibilizuar dhe besoj se nuk do ta bojkotoj", tha Ademi.

Përpunimi i të dhënave për konkurruesit është në fazën finale dhe pritet që deri nesër të bëhet shpërndarja e personave që plotësojnë kushtet ligjore në kategoritë e tyre.

Publikuar: 22.09.2011 | 04:23
Lexuar: 1170 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime