E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Emisioni i BBC-së është cilësuar si formati më i suksesshëm në botë, i cili vë përballë njëri-tjetrit njerëz të famshëm, por amatorë në kërcim. Ai është shitur në mbi 35 vende të botës.
BBC hedh nė gjyq Canale 5










BBC do të hedhe në gjyq Canale 5 të Mediaset, në pronësi të kryeministrit italian, Silvio Berluskoni për plagjiaturë të emisionit të saj “Strictly Come Dancing”.

Në Itali, emisioni që do të nisë më 27 shtator -titullohet “Baila”. Të premten do të zhvillohet seanca e parë dëgjimore.

Emisioni i BBC-së është cilësuar si formati më i suksesshëm në botë, i cili vë përballë njëri-tjetrit njerëz të famshëm, por amatorë në kërcim. Ai është shitur në mbi 35 vende të botës.

BBC Worldwide ka akuzuar gjithashtu Televiza Mexico dhe Endemol, kompaninë që prodhon Baila, se ka shkelur të drejtën e autorit.

Një version i autorizuar i “Strictly Come Dancing” transmetohet në Rai Uno, me titullin “Ballando con le stelle” i prezantuar nga Mili Karlucin. Rai Uno paditi Mediasetin dhe e coi cështjen në Gjykatën e Romës në fillim të këtij viti.

Publikuar: 22.09.2011 | 04:55
Lexuar: 551 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime