Madje edhe para se Putini të zgjidhej president i Rusisë, në fillim të vitit 2000, shumë kohë para shembjes së Kullave Binjake në New York, ai kishte nxjerrë në shesh idenë e luftës globale kundër terrorizmit, për të justifikuar luftën në Çeçeni. Ai me dinakëri arriti të shfrytëzoi luftën kundër terrorizmit global, të shpallur në vitin 2001 nga George Bushi.
Madje edhe para se Putini të zgjidhej president i Rusisë, në fillim të vitit 2000, shumë kohë para shembjes së Kullave Binjake në New York, ai kishte nxjerrë në shesh idenë e luftës globale kundër terrorizmit, për të justifikuar luftën në Çeçeni. Ai me dinakëri arriti të shfrytëzoi luftën kundër terrorizmit global, të shpallur në vitin 2001 nga George Bushi.
Para një dekade, më 20 shtator 2001, presidenti George Bush, kumtoi për herë të parë se si kundërpërgjigje ndaj sulmeve terroriste të 11 shtatorit 2001 në SHBA, ai po fillon "luftën kundër terrorizmit" dhe ai kërkoi ndihmë nga të gjitha vendet tjera. Katër ditë më vonë, duke kundërshtuar këshillat e pjesës më të madhe të gjeneralëve të tij, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, u pajtua, duke krijuar një lidhje me të fuqishme se të gjitha lidhjet tjera, të vendosura mes SHBA-së dhe Rusisë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore.
Arsyeja për vendosjen e kësaj lidhje nuk ishte solidariteti apo qëllimi i përbashkët. Shtetet anembanë botës kuptuan joshjen praktike të luftës kundër terrorizmit. Gjatë dhjetë viteve të kaluara, kjo luftë u shndërruar në një thirrje të vazhdueshme për të rrokur armët, për të vendosur aleanca dhe për të justifikuar përdorimin e forcës. Askush më shpejtë, madje as Bushi, nuk e kuptoi këtë më mirë se Putini. Madje edhe para se Putini të zgjidhej president i Rusisë, në fillim të vitit 2000, shumë kohë para shembjes së Kullave Binjake, ai kishte nxjerrë në shesh idenë e luftës globale kundër terrorizmit, për të justifikuar luftën në Çeçeni. Së paku aspekti i terrorizmit ishte i vërtetë. Separatistët çeçenë, të cilët rifilluan luftën për pavarësimin e tyre, menjëherë pas shembjes së Bashkimit Sovjetik, iu qasen terrorizmit qysh në fillim të vitit 1995, kur pushtuan një spital në qytetin rus, Budionovsk, duke mbajtur peng më shumë se 1500 persona. Më pas, në vitin 1999, si pasojë e serisë së sulmeve me bomba kundër ndërtesave në Moskë dhe në disa qytete tjera, për të cilat gjithashtu u fajësuan çeçenet, u vranë me qindra persona. Putini reagoi, duke e filluar invadimin e dytë gjithëpërfshirës në Çeçeni brenda më pak se një dekade.
"Rusët i dhanë atij një çek blanko. Ata mbyllën sytë dhe e lanë të bëjë çfarë të dëshironte, për aq kohë sa ai i mbronte nga kërcënimi", thotë Mikhail Kasyanov, atëbotë ministër rus i Financave. Por kishte shumë pak dëshmi se kryengritësit çeçenë ishin pjesë e një rrjeti global terrorist islamik, siç pretendonin Putin dhe qeveria e tij. Udhëheqësi i kryengritësve atëbotë ishte Aslan Mashkadovi, ish-kolonel i Ushtrisë së Kuqe, i cili ishte më i afërt me komunizmin, se sa me islamin dhe nuk kishte dëshmi se ai kishte pranuar ndihmë nga jashtë. "Megjithatë, në të gjitha kumtesat zyrtare theksohej se Rusia është duke zhvilluar luftë kundër terrorizmit ndërkombëtar", thotë Andrei Illlarionovm, këshilltar ekonomik i Putinit nga viti 2000 deri në vitin 2005. "Natyrisht, askush jashtë Rusisë nuk e besonte këtë". Në Perëndim, lufta e Putinit në Çeçeni nuk gëzonte aspak simpati. Konflikti çeçen konsiderohej si pjesë e kryengritjes, të cilën Kremlini tentonte ta shtypte dhe krimet, të kryera nga të dy anët, u dënuan nga të gjitha vendet e botës. Në fund të vitit 1999, kur Bushi po zhvillonte fushatën për president, ai u zotua se do të kërkonte përfundimin e luftës. "Edhe përkundër faktit se mbështesim reformat në Rusi, nuk mund të mbështesim brutalitetin rus", deklaroi atëbotë Bush.

"Kur qeveria ruse sulmon civilët, ajo nuk mund të pret ndihma nga institucionet udhëheqëse ndërkombëtare", kishte shtuar Bush. Por kur Bushi kumtoi luftën e tij kundër terrorizmit, e gjithë kjo retorikë u avullua. Putin, i cili ishte i pari që i telefonoi Bushit, pasi që kuptoi për sulmet e 11 shtatorit, i ofroi atij ndihmë për të invaduar në Afganistan. Ai lejoi kalimin e anijeve furnizuese amerikane nëpër ujërat e Rusisë dhe nuk kundërshtoi hapjen e bazave amerikane në Azinë Qendrore. Në verën e vitit 2000, Rusia kishte mposhtur kryengritësit çeçenë dhe kishte instaluar qeverinë kukull, të kryesuar nga familja Kadyrov, një klan çeçen besnik ndaj Kremlinit. Nevoja për të kujtuar botën se Rusia edhe më tutje po lufton kundër terrorizmit mbeti e gjallë dhe Putin filloi të flas për lidhje edhe më të fuqishme mes kryengritësve çeçenë dhe xhihadit global.
"Stërsmadhimi i këtyre lidhjeve ishte një prej qëllimeve primare", kujton Kasyanov. Por edhe vetë ideja e luftës kundër terrorizmit kishte nevrikosur disa zyrtarë brenda qeverisë së Putinit. "Terrorizmi është një metodë për të udhëhequr një konflikt. Si mund të zhvillosh luftë kundër një metode? Vetë ideja është e pakuptimtë. Është sikur t'i shpallësh luftë tankeve", thotë Illarionov. Megjithatë, ideja e luftës globale kundër terrorizmit, mbetet një prej prioriteteve kryesore politike të Putinit. Dhjetë vjet më vonë, ideja e Bushit për luftë globale kundër terrorizmit ende përdorët më shumë për propagandë, se sa për të parandaluar sulmet si ato të 11 shtatorit. Me gjasë do të nevojiten edhe shumë vjet, për të ndryshuar këtë.