E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

"Historia duhet të zhvishet nga çdo etiketim fyes për popujt e grupet e ndryshme sociale, kulturore, etnike", - ka deklaruar Duka, duke u bërë kështu i pari zë shqiptar që u del pro rishikimit të teksteve, pas kërkesës së bërë nga qeveria turke asaj të Kosovës dhe Shqipërisë edhe më herët.
Duka: Tė hiqen fyerjet ndaj turqve







Historia shqiptare nën perandorinë osmane duhet rishikuar". Deklarata bëhet nga historiani i kësaj periudhe, Prof. dr. Ferit Duka.

"Rishikimi i historisë duhet bërë nga komisione të përbashkëta ekspertësh, në mënyrë që tekstet të spastrohen nga terminologjia e papërshtatshme që përdoret kur është fjala për paraqitjen e historisë së popujve të rajonit e po ashtu kur flitet për kontaktet e marrëdhëniet mes tyre".- ka thënë profesor Duka në një intervistë të botuar në "Gazeta Shqiptare".

Sipas tij historia duhet zhveshur nga gjuha e urrejtjes që ka politika, sepse gjuha politike është jashtë shkencës së historisë. "Historia duhet të zhvishet nga çdo etiketim fyes për popujt e grupet e ndryshme sociale, kulturore, etnike", - ka deklaruar Duka, duke u bërë kështu i pari zë shqiptar që u del pro rishikimit të teksteve, pas kërkesës së bërë nga qeveria turke asaj të Kosovës dhe Shqipërisë edhe më herët.

Ai sqaron se, kur është fjala për historinë e periudhës osmane të Shqipërisë, duhet të jemi korrektë në trajtimin e saj, e për këtë arsye duhet të nxjerrim në pah jo vetëm momentet negative, luftërat dhe përplasjet mes shqiptarëve dhe osmanëve, por edhe zhvillimet pozitive që janë manifestuar në rrafshin ekonomik, social dhe kulturor.

Kërkesa për korigjim të teksteve të historisë u bë dhe nga kryeministri Tayypp Erdogan, 3 vjet më parë, në 2008, gjatë një vizite zyrtare në Tiranë. Qeveria shqiptare bëri të ditur ( atëherë) se kryeministri turk do të paraqesë një propozim për ngritjen e një komisioni të përbashkët për rishikimin e "gabimeve" në tekstet e Historisë.

Publikuar: 22.09.2011 | 12:52
Lexuar: 465 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime