Pas një romance të shkurtër por të bujshme me aktorin Sean Penn, aktorja 26-vjeçe Scarlett Johansson më në fund ka gjetur dikë që i përshtatet më shumë kur bëhet fjalë për moshën.
Pas një romance të shkurtër por të bujshme me aktorin Sean Penn, aktorja 26-vjeçe Scarlett Johansson më në fund ka gjetur dikë që i përshtatet më shumë kur bëhet fjalë për moshën.
Bëhet fjalë për vëllanë e vogël të aktorit Macaulay Culkin, 29-vjeçarin Kieran Culkin, me të cilin këtyre ditëve është parë në qytetin romantik të Parisit. Çifti së bashku ka shëtitur rrugëve të Parisit, në të cilat Scarlett nuk ka mundur ta përmbajë veten, por vazhdimisht e ka puthur dhe përqafuar shoqëruesin e saj. Pas një darke romantike në restorantin Pizza Pino, çifti i ri e ka vizituar klubin më të njohur të striptizit në Paris, Crazy Horse.
Zëdhënësi i aktores ende nuk ka zbuluar se në çfarë lidhje janë Scarlett dhe Kieran, pra në atë miqësore apo të dashurisë, por sipas gjërave që po shihen, bëhet fjalë për këtë të fundit.