"Decentralizimi nuk është vetëm interes i autoriteteve qendrore ose lokale. Decentralizimi i pushtetit është në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Decentralizimi është shtyllë kryesore e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së Maqedonisë", tha Bejta.
- Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta sot realizoi takim pune me përfaqësuesen speciale të UNDP-së në Republikën e Maqedonisë Diadre Bojd.
Në këtë takim, siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale, u paraqitën projektet e përbashkëta aktuale dhe mundësitë për bashkëpunimin në të ardhmen. Bejta dhe Bojd kanë rënë dakord për intensifikimin e bashkëpunimit në zhvillimin rajonal të vendit, me pjesëmarrje aktive të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale në hartimin e Programit të ri të UNDP-së për zhvillim lokal.
"UNDP-ja është shumë e interesuar për bashkëpunim me Ministrinë e Vetëqeverisjes Lokale dhe vazhdimin e projekteve të filluara tashmë, e që i referohen bashkëpunimit ndërkomunal dhe decentralizimit fiskal dhe zbatimit të Programit për decentralizim 2011-2014", Diadre Bojd.
Ajo shtoi se bashkëpunimi ndërkomunal në Republikën e Maqedonisë është tregim shumë i suksesshëm, për të cilën interes tregojnë shumë shtete të rajonit.
"UNDP me Programin e saj ka përcaktuar tri objektiva kryesore, prej të cilave njëra është zhvillimi i vetëqeverisjes lokale si kusht për demokratizimin e shoqërisë, ofrimin e shërbimeve më të mira për qytetarët, marrëdhënie të mira ndëretnike dhe zhvillimi ekonomik", tha Bojd.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokal, Nevzat Bejta, shprehi falënderimin e tij për interesin e treguar dhe për mbështetjen e UNDP në procesin e decentralizimit në Republikën e Maqedonisë.
"Decentralizimi nuk është vetëm interes i autoriteteve qendrore ose lokale. Decentralizimi i pushtetit është në interes të gjithë qytetarëve të Republikës së Maqedonisë. Decentralizimi është shtyllë kryesore e Marrëveshjes së Ohrit dhe Kushtetutës së Maqedonisë", tha Bejta.
Ai potencoi se mjetet e tanishme qarkulluese nuk janë të mjaftueshme për të inkurajuar zhvillimin në të gjitha tetë rajonet të planifikimit edhe pse ministritë e tjera ndajnë fonde për këtë qëllim.
"Me rëndësi të veçantë për zhvillimin ekonomik të vendit dhe për kapërcimin e pabarazive rajonale është zbatimi i Ligjit për zhvillim të barabartë rajonal, por me kapacitet të plotë, duke ndarë 1% të BPV-së. Për këtë qëllim, vetëm Ministria e Vetëqeverisjes Lokale dhe Byroja për zhvillim të barabartë rajonal mjetet i drejtojnë sipas shkallës së zhvillimit të rajoneve, në funksion të zvogëlimit të dallimeve të mëdha ndërmjet dhe brenda rajoneve, natyrisht me vendim paraprak të Këshillit Nacional për Zhvillimin Rajonal", u shpreh Bejta.