Projekti është destinacion i zbavitjes cilësore, e cila ka për qëllim ta jetësojë frymën e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, përmes prezantimit të multukulturës tradicionale, të plotësuar me shfaqe të pandërprera teatrore, koncerte, poezi, ekspozita figurative, performanse, filma dokumentarë, valle,...
Në disa lokacione në Çarshinë e Vjetër të Shkupit, sot mbahet manifestimi "Tingujt e Çarshisë", që e organizon Qendra kulturore-informative.
Drejtoresha e Qendrës kulturore informative Sermine Purini me manifestimin pret që Shkupi të përfitohet me imazh të qytetit evropian dhe të vihet theks në multikulturën, si në qytet, ashtu edhe në tërë shtetin.
Projekti është destinacion i zbavitjes cilësore, e cila ka për qëllim ta jetësojë frymën e Çarshisë së Vjetër të Shkupit, përmes prezantimit të multukulturës tradicionale, të plotësuar me shfaqe të pandërprera teatrore, koncerte, poezi, ekspozita figurative, performanse, filma dokumentarë, valle...
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti vlerëson se çarshia mund të jetësohet përmes kulturës dhe aktiviteteve kulturore.
"Më nuk parashtrohet pyetja nëse do të jetësohet ose revitalizohet çarshia, por vet fotografia tregon se çarshia shkon në të mirë dhe jeton. Do të angazhohemi që edhe m[ë tej përmes kulturës dhe aktiviteteve kulturore deri në fund ta jetësojmë çarshinë", tha Mexhiti.
Kryetari i Qytetit të Shkupit Koce Trajanovski vlerëson se "Tingujt e Çarshisë" është manifestim, karakteri i të cilave multikulturor dhe multimedial ka për qëllim ta afirmojë çarshinë dhe të jap input shtesë për reanimimin përmes hapjes së portave të artit, kreativitetit dhe zbavitjes.
Ngjarjet do të ketë edhe në Kapan Han, Xhaminë e Murat Pashës, restoranin "Turist" dhe kafe "Ekskluziv".
Programi:
12:00 13:00 Qendra tregtare - MOST
- Piano performans Zana Imeri, Marija Vrshkova
13:00 15:00 Xhamia e Murat Pashës
- Kolonia e artit
- Kuartet harkor
15:00 17:00 Qendra tregtare - MOST
- Shoqëritë kulturore artistike (Karshijaka,Ibe Palikuqa,Margaritarët e folklorit)
18:00 19:30 Restoranti TURIST
- Orkestri SERENADA ,(këngë qytetare maqedonase)
- Sllavko Georgiev - kitarë, Nikolla Mijallov- piano
- valle instrumentale maqedonase
20:00 21:00 KAPAN AN
- Xhengis Ibrahim, kanon - kuintet (muzikë qytetare turke)
20:30 21:00 KURSHUMLI AN
- Vallëzime orientale - Agjencioni, 1001 netë
21:00 23:00 KURSHUMLI AN
Sofra Shqiptare (Emin Duraku) me solistët: LABINOT TAHIRI LABI, VËLLEZËRIT ALIU DHE AZIZ MURATI
22:00 23:00 EXLUSIVE - kafe
- Jazz music Filip Stefanovski kuartet
23:00 24:00 KURSHUMLI AN
ZIG ZAG ORCHESTRA