Në ekspozitë do të prezantohen fotografi të fëmijëve dhe të rinjve nga 42 vende në botë, midis të cilëve janë përfshirë edhe dy vepra të nxënësve nga Maqedonia. Ato janë fotografitë e Elena Donevskës nga Shkupi dhe Kirill Karakashi nga Prilepi.
Me hapjen e ekspozitës së fotografive të shpërblyera në Konkursin ndërkombëtar për fotografi me temë nga trashëgimia kulturore, në Muzeun e Maqedonisë sot do të fillojë edicioni i sivjetmë i "Ditëve evropiane të trashëgimisë kulturore".
Në ekspozitë do të prezantohen fotografi të fëmijëve dhe të rinjve nga 42 vende në botë, midis të cilëve janë përfshirë edhe dy vepra të nxënësve nga Maqedonia. Ato janë fotografitë e Elena Donevskës nga Shkupi dhe Kirill Karakashi nga Prilepi.
Manifestimi "Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore" tashmë dhjetë vite realizohet në shtator në më shumë vende evropiane. Ditët kushtuar trashëgimisë kulturore dhe natyrore filluan të organizohen në shtetor të vitit 1991 me iniciativë të Këshilit të Evropës dhe me mbështetje të Bashkimit Evropian.
Republika e Maqedonisë iu bashkangjit këtij shënimi në vitin 1996. Edicioni i i sivjetmë "Ditët evropiane të trashëgimisë kulturore" do të zgjasin deri më 28 shtator, ndërsa tema është "Maqedonia - djep i trashëgimisë evropiane".