Sipërmarrësit e ri, vlerëson Ivanov nuk duket të kënaqen me marrjen e njohurive dhe informacioneve. Diturinë e fituar duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë kreative, të prodhojnë dituri të reja kreative dhe t'i zbatojnë në jetën praktike.
Hapeni mendjen dhe mendoni jashtë kufijve. Ashtu do të vini deri te idetë e reja dhe zgjidhje të reja. Nëse nuk krijoni korporata të mëdha atëherë krijoni ndërmarrje të vogla dhe të mesme, me ide të reja dhe inovacione.
Këtë e porositi presidenti Gjorge Ivanov në hapjen e ciklit të ri të Garës ndërkombëtare për plan biunes më të mirë në shkollat e mesme në Maqedoni, që mbahet në Fakultetin Mekanik në Shkup.
Sipërmarrësit e ri, vlerëson Ivanov nuk duket të kënaqen me marrjen e njohurive dhe informacioneve. Diturinë e fituar duhet ta shfrytëzojnë në mënyrë kreative, të prodhojnë dituri të reja kreative dhe t'i zbatojnë në jetën praktike.
Cikli i ri i garës në shkollat e mesme në pajtim me parimin e punës, fillon me trajnim disa ditore të profesorëve të cilët ligjërojnë sipërmarrësit. Më pas në shkollat e tyre organizojnë gara interne prej të cilëve zgjedhin dhe dërgojnë ekipet më të mitra në garën shtetëror, finalja e të cilët është në maj.
Dekani i Fakulteti Mekanik Atanas Koçev vlerëson fitorja e vërtetë për shtetin janë kuadrot e përgatitura mirë që do ta krijojnë profesorët e shkollave të mesme dhe fakulteteve.
Krahas shkollave të mesme, Fakultetit Mekanik dhe Qendra kombëtare për zhvillimin e risive dhe mësimin e sipërmarrësve tashmë pesë vite me mbështetjen e Agjencisë austriake për zhvillim organizon gara për plan më të mirë biznes për studentët e diplomuar. Fondi i sivjetmë për pjesëmarësit deri në 30 vite është 21 mijë euro, të cilët i fitojnë dhjetë planet më të mira të biznesit.
Çdo vit në vjeshtë me fushatë për promovimin e tij, ku tubohen të gjitha biznes idetë nga e gjithë Maqedonia. Mesatarisht arriti rreth 300 biznes ide. Prej tyre zgjodhën 80 më kualitative, propozuesit e të cilave kalojnë trajnim dhjetë ditor. Përpilojnë biznes planet e tyre ku dhjetë më të mirët prej tyre shpërblehen.
Projekti për garat për biznes ide më të mira realizohet me mbështetjen financiare të Qeverisë austriake, i cili përmes Agjencisë të tyre për zhvillim në pesë vitet e kaluara ndau pothuajse një milion euro për promovimin e sipërmarrësit dhe inovacioneve dhe inicon fillimin e biznesit të ri.