Papa pritet për bisedime nga presidenti gjerman Christian Wulff dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.Në mbrëmje është planifikuar një meshë në stadiumin olimpik të Berlinit, ku pritet të marrin pjesë mbi 70 mijë besimtarë.
Papa Benedikti i XVI-të ka rifilluar vizitën e tij të parë shtetërore në Gjermani. Kreu i kishës katolike do të qëndrojë katër ditë në vendlindjen e tij.
Papa pritet për bisedime nga presidenti gjerman Christian Wulff dhe kancelarja gjermane, Angela Merkel.Në mbrëmje është planifikuar një meshë në stadiumin olimpik të Berlinit, ku pritet të marrin pjesë mbi 70 mijë besimtarë.
Po ashtu gjatë vizitës do të ketë edhe një premierë politike: Benedikti i XVI-të do të jetë Papa i parë që do të flasë para parlamentit gjerman.
Rreth 100 deputetë të Partisë Socialdemokrate, të të Gjelbërve dhe të Majtës pritet të bojkotojnë fjalimin e papës në Bundestag.
Papa mban të enjten edhe fjalimin e dytë, të shumëpritur, të këtij shtegtimi, gjatë vizitës në Parlamentin Federal, në Raihshtag të Berlinit.
Ku pritet te takohet me përfaqësues të bashkësisë hebraike.
Të premten do të zhvillohen disa mesha, vizita me autoritetet më të larta fetare në Gjermani.