Duke i vlerësuar bisedimet si shumë të dobishme, Poposki njoftoi se në takimin me Nimicin janë këmbyer qëndrime dhe parashikime për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin, me qasje jashtëzakonisht pozitive dhe konstruktive, njofton raportuesi i MIA-s nga Nju-Jorku.
Shumë është e rëndësishme të mbështetet një qasje pozitive, transparencë, bashkëpunim, dhe me këtë frymë shumë do të na ndihmohet dhe do të na lehtësohet situata që të tejkalohen disa pengesa të cilat na janë imponuar, e nuk janë reale, deklaroi ministri i Punëve të Jashtme Nikolla Poposki, i cili sot në Nju-Jork bashkë me kryeministrin Nikolla Gruevski u takua me ndërmjetësuesin Methju Nimic.
Duke i vlerësuar bisedimet si shumë të dobishme, Poposki njoftoi se në takimin me Nimicin janë këmbyer qëndrime dhe parashikime për zgjidhjen e kontestit me Greqinë për emrin, me qasje jashtëzakonisht pozitive dhe konstruktive, njofton raportuesi i MIA-s nga Nju-Jorku.
"Mendoj se me këtë frymë, me qasje të tillë nga të gjitha palët, zgjidhja është e pashmangshme në kuadër të asaj që paraqet prioritet për Republikën e Maqedonisë. Vlerësojmë se mundësi të këtilla janë mjaft të dobishme. Do të ishte mirë nëse kjo dinamikë ruhet dhe shpërblehet në periudhën e ardhshme dhe në këtë kontekst do të ishte shumë e dobishme nëse kjo mbështetet nga të gjithë pjesëmarrësit, ndërsa gjithsesi se ndërmjetësuesi Methju Nimic ka hapësirë të mjaftueshme ta shpërblejë punën e vet dhe të mund të kontribuojë në arritjen e suksesit", theksoi shefi i diplomacisë së Maqedonisë.