E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Berisha zhvilloi një bisedë me Presidentin Obama, i cili tregoi interes për Shqipërinë dhe progresin e saj. Kryeministri e ftoi Presidentin Obama për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën Presidenti e pranoi me kënaqësi.
Berisha e fton Obamėn tė vizitojė Shqipėrinė





Kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha mori pjesë me ftesë të Presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama, në pritjen e organizuar prej tij për nder të kryetarëve të shteteve dhe qeverive që marrin pjesë në punimet e sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Berisha zhvilloi një bisedë me Presidentin Obama, i cili tregoi interes për Shqipërinë dhe progresin e saj. Kryeministri e ftoi Presidentin Obama për të vizituar Shqipërinë, ftesë të cilën Presidenti e pranoi me kënaqësi.

Kryeministri pati takime edhe me Presidentin e Bashkimit Evropian, Herman Van Rompuy. Kryeministri Berisha e njohu Van Rompuy me të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe përpjekjet e qeverisë Shqiptare për përmbushjen e prioriteteve për në BE.

Kryeministri Berisha takoi gjithashtu presidentët e Polonisë, Bronisław Komorowski, Hungarisë, Pal Schmitt, Çekisë, Vaclav Klaus, Gjeorgjisë, Mikheil Saakashvili, kryeministrat e Britanisë së Madhe, David Cameron, Suedisë, Fredrik Reinfeldt, Zëvendëskryeministrin e Luksemburgut, Jean Asselborn, me të cilët diskutoi mbi marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në rajon.

Kryeministri ftoi të vizitojnë Shqipërinë, Kancelarin e Austrisë, Werner Faymann, si dhe Ministrin e Jashtëm gjerman, Guido Westerwelle, të cilët i falënderoi për ndihmën e madhe që i kanë dhënë Shqipërisë.

Kryeministri Berisha pati një takim me kreun e Këshillit të Tranzicionit të Libisë, Mustafa Abdel Jalil, të cilin e përgëzoi për përmbysjen e regjimit diktatorial të Gedafit dhe inkurajoi në vendosjen e një sistemi demokratik në Libi. "Ne kemi bërë atë që ju bëtë 20 vjet më parë", u shpreh Kryetari i Këshillit të Tranzicionit të Libisë.

Gjithashtu, Kryeministri Berisha pati takime me kryeministrat e Bangladeshit dhe Zambias, Presidentin e Timorit Lindor, ministrat e jashtëm të Tunizisë dhe të Uzbekistanit, si dhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Organizatës Islamike dhe Kryetarin e Ligës Arabe.

Publikuar: 23.09.2011 | 09:05
Lexuar: 541 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime