Kalova shumë kohë vetëm: kisha nevojë të reflektoja, të kujtoja edhe një herë vdekjen e familjarëve të mi të dashur, frikën që ndiej kur jam i vetmuar. Qetësia më frymëzoi të shkruaja këtë album të ri, thotë teksa qëndron gjysmë i shtrirë në një kolltuk të rehatshëm të një hoteli me pesë yje. Aktualisht po përgatitet për të filluar turneun botëror.
Kravitz dhe racizmi: As në epokën e Obamës fenomeni nuk është zhdukur. Disku i ri Black and White America
Kitaristi amerikan (që është edhe këngëtar, autor, instrumentist dhe aktor) ka koleksionuar 35 milionë disqe të shitura, shumë femra dhe shtëpi ëndrrash (të shpërndara në Nju Jork, Majami, Paris dhe Rio de Zhaneiro), por për të kompozuar këngët e albumit Black and White America të sapopublikuar, iu desh të shkonte në ishujt Bahamas. Kërkoja një jetë larg turmës. Kalova shumë kohë vetëm: kisha nevojë të reflektoja, të kujtoja edhe një herë vdekjen e familjarëve të mi të dashur, frikën që ndiej kur jam i vetmuar. Qetësia më frymëzoi të shkruaja këtë album të ri, thotë teksa qëndron gjysmë i shtrirë në një kolltuk të rehatshëm të një hoteli me pesë yje. Aktualisht po përgatitet për të filluar turneun botëror.
Albumi i ri është përgjigjja e një dokumentari të xhiruar në Amerikën e Obamës, ku një grup racistësh tregon se si Presidenti vendosi ta merrte situatën në dorë dhe ta kthente vendin 100 vjet prapa. Fakti që Obama është afroamerikan nuk do të thotë se racizmi është zhdukur. Shumë persona kanë sakrifikuar jetët e tyre për këtë çështje, por kush është kundër ndihet i poshtër, sillet në mënyrë korrekte për të mos u kritikuar. Në Amerikë kemi bërë shumë hapa përpara, por rruga është ende e gjatë... po punojmë shumë për tia arritur qëllimit. Megjithatë racizmi është i pranishëm kudo, madje edhe në muzikë: shpesh dëgjon të thuhet kjo është tepër e zezë ose e bardhë, tepër funk ose tepër soul për tu transmetuar nga radiot, thotë Kravitz. I lindur në Bruklin nga një baba i bardhë hebre (regjisori i NBC-së Seymour Kravitz) dhe nënë zezake e krishterë (Roxie Roker, Helen Willis e serialit televiziv Jeffersons), Lenny në këngën Black and White America tregon se si prindërit e tij i kanë përballuar paragjykimet racore. Në vitet 60, edhe pse Nju Jorku ishte shteti amerikan më përparimtar në botë, njerëzit nuk ishin ende gati që të pranonin një çift të përzier. Unë jam përballur me racizmin vetëm në shkollë, ndryshe nga prindërit e mi që u është dashur të përballen me shumë sfida. Jam krenar për ta që nuk janë dorëzuar dhe fshehur kurrë.
Kravitz arriti të gjente qetësinë vetëm në moshën 47-vjeçare. Më parë ka bërë një jetë të shfrenuar, që e ka pasqyruar edhe në videon e këngës Where Are We Running? (në 2004-n), në të cilën protagonisti ishte një yll i muzikës rok. Kam treguar anën time më të errët. Para pak kohësh, në një intervistë Kravitz është shprehur se shpëtimi i tij ka qenë e bija Zoe, 23 vjeçe, aktore, e sjellë në jetë nga ish-bashkëshortja Lisa Bonet. Tani stilin e jetës rocknroll e vëmë re si në politikë ashtu edhe në botën e biznesit. Nuk jam i droguar, por droga është e pranishme kudo. Nëse e dua, mund ta gjej për tre minuta. Kush e shet e di që disa këngëtarë dhe rrethi i tyre shoqëror e përdor. Kemi shumë tundime. Është e vërtetë që droga mund të ndihmojë krijimtarinë, prandaj edhe pjesa më e madhe e artistëve e përdorin. Megjithatë kombinimi me muzikën rok është një klishe: të rinjtë sjellin ndërmend vitet 60 dhe mendojnë se muzika e tyre mund të përmirësohet, por gabohet. Ndonjëherë muzika mund të jetë shkatërruese, sidomos kur të ndihmon që të maskosh dhimbjen, siç bëri ndoshta Amy Winehouse. Por ka edhe muzikantë që i kanë kthyer krahët, si Eric Clapton. Pasioni i Kravitz është muzika soul dhe ajo funk e viteve 60-70. Muzika e të kaluarës është e paarritshme, as që krahasohet me të sotmen, megjithatë ka edhe këngëtarë si Erykah Badu dhe Lauryn Hill që janë artistë të mëdhenj. Kravitz ka bashkëpunuar me Mick Jagger, Al Green, Curtis Mayfield, e në albumin e ri edhe me reperin Jay-Z. Ndërsa me Michael Jackson kompozoi këngën Another Day: Periudha e tij më e rëndësishme ka qenë ajo me Jackson 5. Ndoshta u zbeh pak kur nisi karrierën si solist, megjithatë albumet si Thriller, Bad, Off The Wall, do të mbeten të preferuarit e mi përjetësisht edhe pse Jackson nuk është më. Kur ishte fëmijë këndonte me të njëjtën fuqi dhe profesionalizëm të Aretha Franklin dhe James Brown. Për mua Michael do të mbetet më i miri, përfundon Kravitz.