E shtunƫ, 26.05.2012
Impresum - Marketing - Arkiva - Kontakt

Yll Press

Departamenti i Shtetit ka shpërndarë mbrëmë vonë për media qëndrimin e qeverisë amerikane të paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku përshëndetet vendosja e doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri.
SHBA, thirrje pėr qetėsi nė Kosovė





Në dritë të tensioneve që po vazhdojnë në veri të Kosovës, Shtetet e Bashkuara të Amerikës sërish kanë bërë thirrje për qetësi ndërsa kanë tërhequr vërejtjen ndaj një gjuhe nxitëse që mund të provokojë dhunë në Kosovë.

Departamenti i Shtetit ka shpërndarë mbrëmë vonë për media qëndrimin e qeverisë amerikane të paraqitur në Këshillin e Përhershëm të OSBE-së në Vjenë, ku përshëndetet vendosja e doganierëve të Kosovës në pikat kufitare në veri.

“Kosova është shtet sovran. Prania e nëpunësve doganorë të Kosovës në kalimet kufitare është në përputhje të plotë me ligjin ndërkombëtar. Prania e nëpunësve doganorë të Kosovës përkrah nëpunësve të EULEX-it në kalimet kufitare në veri është një reflekim i procedurave normale doganore për kalimet kufitare ndërkombëtare,” thuhet në qëndrimin e qeverisë amerikane, raporton RTK.

SHBA kanë mbështetur po ashtu rivendosjen e lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, mirëpo shfaqin mospajtimin për barrikadat dhe bllokimin e mallrave të Kosovës nga Serbia.

“Ne kemi vërejtur se kalimi i mallrave dhe njerëzve nëpër dy pikat kufitare në veri po bllokohet nga serbët përtej veriut dhe nga serbët e Kosovës në veri të Kosovës dhe jo nga Kosova apo ndërkombëtarët. Bllokadat në rrugë dhe barrikadat vetëm se vështirësojnë jetën e përditshme të njerëzve në Kosovë dhe në Serbi dhe pengojnë lirinë e tyre të lëvizjes,” thuhet ndër të tjera në qëndrimin më të ri amerikan rreth veriut të Kosovës.

Publikuar: 23.09.2011 | 11:41
Lexuar: 290 herė
Printo PDF format Shto nė,..

Komentet

Ndalohet pėrdorimi i gjuhės denigruese dhe fjalėve ofenduese ndaj individėve dhe ndaj grupeve specifike, si dhe komentimet qė s`kanė tė bėjnė me temėn e artikullit. Moderatorėt mbajnė tė drejtėn e fshirjes sė komenteve qė thyejnė rregullat e komunikimit.
Emri:
Email adresa:
Komenti:





Developed by: Just5 Studio
Rss furnizime