Në takimin është arritur marrëveshje që ministri Ademi nga mesi i nëntorit ta vizitojë Ministrinë për Mbrojtjen e Ambientit të Jetesës së Izarelit, me qëllim të konkretizimit të aktiviteteve në pjesën e menaxhimit me ambientin e jetesës dhe resurseve natyrore.
Takim i ministrit Ademi me ambasadorin e Izraelit në Maqedoni, David Kohen
- Ministri i Ambientit të Jetesës dhe Planifikimit Hapsinor, Abdilaqim Ademi realizoi takimin e parë protokolar me ambasadorin e Izraelin në Republikën e Maqedonisë, David Kohen.
Në takimin, Ademi dhe Kohen i theksuan marrëdhëniet e mira mes Maqedonisë dhe Izraelit, të cilat janë bazë për thellimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit në sferën e ambientit të jetesës.
Në takimin është arritur marrëveshje që ministri Ademi nga mesi i nëntorit ta vizitojë Ministrinë për Mbrojtjen e Ambientit të Jetesës së Izarelit, me qëllim të konkretizimit të aktiviteteve në pjesën e menaxhimit me ambientin e jetesës dhe resurseve natyrore.
Njëherit, vizita do të shfrytëzohet edhe për pjesëmarrje të ministrit Ademi në Konferencën e 3-të ndërkombëtare për Teknologji inovative për mbrojtjen e ujërave, burimeve ripërtëritëse të energjisë dhe kontrollit të ambientit të jetesës, e cila do të mbahet prej 15 deri 17 nëntor në Tel Aviv.