Në këtë drejtim, siç tha, një prej qëllimeve shumëvjeçare të Qeverisë është të sigurohet furnizim i sigurt dhe kualitativ me të gjitha llojet e energjisë të konsumatorëve tanë.
Drejtimet e zhvillimit në infrastrukturën energjetike, rregullativën dhe në përmirësimin e konkurrencës për zhvillimin e sistemit energjetik stabil, plotësimin e qëllimeve strategjike për efikasitet energjetik dhe burimet ripërtëritëse të energjisë, janë temat e konferencës "Infrastruktura, zhvillimi, energjetika", që mbahet sot në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Maqedonisë.
Para pjesëmarrësve në konferencën, e cila mbahet me rastin e jubileut të 20 vjetorit të pavarësisë, zëvendëskryeministrja për Eurointegrime, Teuta Arifi porositi se orientimi dhe koncepti evropian janë e ardhmja më e sigurt dhe më e garantuar për të gjithë qytetarët.
"Në emër të kësaj obligimi ynë është sa më intensivisht të punojmë jo vetëm në harmonizimin e legjislaturës me atë të BE-së, por edhe në një hap më shumë i cili pritet prej nesh, implementimin e të gjitha atyre ligjeve dhe ndërtimin e një Evrope në Maqedoni", theksoi Arifi.
Ministri i Ekonomisë Valon Saraçini e theksoi rëndësinë e energjetikës për zhvillimin e përgjithshëm ekonomik dhe shoqëror. Qasja deri te burimet energjetike mund të paraqitet si faktor përkufizues në furnizimin me energji, ndërsa ndërtimi i resurseve të reja kërkon azhurnimin e investimeve të rëndësishme të bazës së qëndrueshme, tha ai, duke theksuar se energjia duhet të ketë qasje deri te çdo shfrytëzues, në kufijtë e nevojave dhe mundësive të tij, pa kurrfarë lloji të diskriminimit.
Në këtë drejtim, siç tha, një prej qëllimeve shumëvjeçare të Qeverisë është të sigurohet furnizim i sigurt dhe kualitativ me të gjitha llojet e energjisë të konsumatorëve tanë.
"Obligimet e Maqedonisë nga marrëveshja për bashkësi energjetike kryesisht janë në drejtim të kornizës ligjore. Do të punojmë fuqimisht që të sigurojmë sa më shumë investime të huaja në pjesën e prodhimit të energjisë elektrike", theksoi Saraçini dhe shtoi se ndërtimi i kapaciteteve energjetike do të zhvillohet në pajtim me Programin qeveritar dhe kornizën e vendosur kohore.
Akademiku Gligor Kanevçe është i kënaqur nga realizimi i aktiviteteve të projektuara në strategjinë për zhvillimin e energjetikës të cilin e përgatiti ASHAM-i. Sipas tij, Maqedonia deri në vitin 2020 do ta vazhdojë në pjesë të madhe ta shfrytëzojë thëngjillin për prodhimin e energjisë elektrike.
Kolegu i tij Tome Bashevski vlerëson se në periudhën e ardhshme nuk do të përkeqësohet siguria e furnizimit, por do të ketë rritje normale të çmimit të energjisë, i arsyetuar ekonomikisht për mbulimin e shpenzimeve në sektorin energjetik.