Lideri i opozitës deklaroi se dy përfaqësuesit e PS-së janë angazhuar për një marrëveshje parimesh sa i takon reformës zgjedhore, ndërkohë theksoi se pa reformim të parlamentit Shqipëria ta harrojë përgjigjen pozitive nga Brukseli.
Kryetari i Partisë Socialiste në një komunikim me gazetarët deklaroi se opozita me rinisjen e jetës parlamentare ka bërë pjesën e saj sa i takon përmbushjes së detyrimeve , duke plotësuar kushtin e parë të kërkuar nga ndërkombëtarët, për zgjidhjen e krizës politike.
Kthimi i bashkëjetesës është sinjal kumbues nga BE më shumë sesa një arnë në kodin rrugor. Pranimi në parim i një reforme të institucionit të Parlamentit bazuar në BE për të rregulluar të gjitha defektet e konstatuara nga Komisioni Europian vjet, përcaktohen jo vetëm si probleme të opozitës por edhe nga drejtimi i kryeparlametares Topalli,- deklaroi Rama.
Lideri i opozitës deklaroi se dy përfaqësuesit e PS-së janë angazhuar për një marrëveshje parimesh sa i takon reformës zgjedhore, ndërkohë theksoi se pa reformim të parlamentit Shqipëria ta harrojë përgjigjen pozitive nga Brukseli.
Opozita është shprehur publikisht dhe ka vepruar e para. Ne e kuptojmë se çfarë është integrimi evropian dhe na intereson. Përshpejtimi i procesit të integrimit nuk i intereson vetëm Saliut. Integrimi i parlamentit shqiptar si institucion si procedurë legjislative është A, pa të cilën Shqipëria ta harrojë pëgjigjen pozitive nga Brukseli. Ashtu sic duhet ta harroj të fajësojnë opozitën për bllokim,- nënvizoi Rama.
Rama theksoi se opozita do e japë votën në Parlament vetëm kur ato cka propozohen nga shumica do të jenë në përputhje me standardet Europiane.
Opozita ka vetëm fjalën dhe votën. Fjalët e saj që nuk dëgjohen nuk mund të shërojnë plagët e rëda të keqqeverisjes. Votën në Kuvend do ta japin ku cka ofrohet do të jetën në përputhje me standarte dhe kërkesat e BE. Të gjitha cështjet që kanë të bëjnë me 3/5 votave nuk është detyrimi jonë ti votojë por i Saliut. Propozojë publikisht që mos të ketë spekulime, që ti japim vendin shansin para 12 tetetorit,- nënvizoi kreu i PS.
Duke theksuar se nëpërmjet këtij pakti të ofruar opozita prioritet që i takojnë qeverisë i kthen në prioritete të përbashkëta, kreu i PS nënvizoi se Paktin Kombëtar për Shqipërinë si gjithë Europa, opozita është gati ta nënshruaje në cdo moment, në mëyrë që kriza politike të kthehet në një shans për vendin.
Këto janë 10 pika Komisioni Europian kërkon 12 ,por jemi të hapur që pala tjetër të shtojë të tjera. Nëse e dëshiron këtë fakt dhe nëse do votat tona në parlamanet ne jemi gati ta nëshkruajmë këtë pakt që nesër dhe ta kthejmë krizën politike në një shans për Shipërinë. Qeveria do të mbajë përgjegjësinë e vet për atë refuzim, përgjigjesëi më e madhe sesa ajo e opozitës. Në këtë pakt opozita adreson përgjegjësitë e përbashkëta, ndërkohë po të lexojmë priroritetet e BE janë përgjegjësi e qeverisë- deklaroi lideri i opozitës Edi Rama
10 PROPOZIMET E KREUT TË OPOZITËS EDI RAMA:
1. Të votohet konsensualisht rregullorja e bashkëjetesës në sallën e Kuvendit
2. Të ngrihet menjëherë komisioni parlamentar ad-hock për të miratuar reformën institucionale të parlamentit bazuar mbi defektet e evidentuara nga Komisioni Evropian.
3. Të vendoset me marrëveshje përfundimin e reformës zgjedhore brenda marsit të vitit 2012 bazuar mbi raportet e OSBE-ODIHR-it. Duke rënë dakord që çdo propozim i PS që merr dritën jeshile të OSBE/ODIHR-it dhe komisionit të venecias miratohet me konsensus.
4. Të adresohet me proces konsensual zgjedhja e këshillit mbikëqyrës së Bankës së Shqipërisë ku opozita nuk ka pretendim veçse njohjes së të drejtës për të propozuar 3 nga 9 anëtarët e këtij këshilli. Të votohet konsensualisht kandidati i propozuar nga presidenti për detyrën e Guvernatorit të ri.
5. Të zgjedhet konsensualisht kreu i KLSH-së dhe ti ofrohet paraprakisht presidentit një profil jo me emër por me staturë. Të përjashtohet çdo kandidat që vjen nga partitë politike. Së gjashti të zgjedhim konsensualisht Avokatin e Popullit si një figurë jashtë partive.
6. Të ngarkohet Komisioni i Ligjeve që brenda kësaj sesioni, dmth brenda vitit të trajtojë në bashkëpunim me një grup konstitucionalistësh rast pas rasti e sipas fushave çdo çështje që lidhet me ligjet që kërkojnë 3/5 e Kuvendit. Mbi këtë bazë të japim dakortësinë që do votojmë çdo produkt të këtij procesi që do të administrohet bashkarisht, deklaroi Rama.
7. Të bien dakord se kufizimi i imunitetit kërkon tryezë për rishikimin e Kushtetutës për kufizimin e imunitetit dhe ndërhyrjet në Kushtetutë që lidhen edhe me disa prej drafteve që kërkojnë 3/5 e votave në Kuvend.
8. T`i drejtohemi prokurores së përgjithshme përmes një letre të firmosur nga gjitha grupet parlamentare ku ti kërkojmë zbardhjen e plotë të tragjedisë së 21 janarit duke ofruar pakt mossulmimi verbal as ndaj institucionit e as ndaj institucionit të kryeprokurores. Të japim disponibilitetin për tu marrë në pyetje të kujtdo e mos marrjen në mbrojtje të askujt. Këtu PS ka interes publik të bashkëngjisë edhe dy vrasje të tjera: njëra ajo e deputetit Fatmir Xhindi dhe kryekomunarit Veseli.
9. Prokuroria të thërrasë të gjithë personat me imunitet parlamentar që kanë rezultuar të përzier me apo pa të drejtë me botën e krimit apo korrupsionit nën dritën e publikimit të kabllogrameve të SHBA. Kërkoj heqjen e imunitetit të kujtdo që prokuroria kërkon hetim të mëtejshëm.
10. Të reformohet bordi drejtues i RTSH-së e të balancohet bordi njësoj si edhe këshilli kombëtar i Radio televizioneve duke votuar me konsensus edhe ligjin e media.
(e.m/BalkanWeb)