Manifestimin, në organizim të Institutit kombëtar të Galerisë së artit - Tetovë, sot e shpalli të hapur ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska.
Artistë nga Turqia, Italia dhe Bosnjë e Hercegovina, Kosova, Shqipëria dhe Maqedonia do të marrin pjesë në koloninë ndërkombëtare të artit e dyta me radhë "Kodra e Diellit 2011" që sot u hap në mënyrë solemne në hotelin "Sllavia" në Kodrën e Diellit.
Manifestimin, në organizim të Institutit kombëtar të Galerisë së artit - Tetovë, sot e shpalli të hapur ministrja e Kulturës, Elizabeta Kançeska Milevska.
Drejtori i Galerisë artistike, Valmir Aziri shprehu pritje njëjtë si edhe vitin e kaluar, kur për herë të parë u mbajt kolonia e artit, natyra dhe pozita e volitshme të një prej vendeve më të bukura që i ka rajoni i Tetovës, të jenë edhe një nxitje për artistët të inspirohen dhe të krijojnë gjatë qëndrimit të tyre dhjetëditor në Kodrën e Diellit.
"Kjo ngjarje i tubon edhe një herë artistët nga vendi dhe jashtë të këmbejnë ide, si dhe t'i bashkojnë të njëjtat që të krijojnë vepra unikate të cilat njëherësh do ta pasurojnë fondin artistik të Galerisë në Tetovë", tha Aziri.
Sipas paralajmërimeve për kohëzgjatjen e kolonisë artistike pjesëmarrësit do të kenë vizita të organizuara në më shumë objekte historike kulturore dhe institucione në rajonin e Tetovës.