Temë e takimit ishte edhe bartja e përvojave izraelite në Maqedoni, nëpërmjet trajnimeve të administratës si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta, sot realizoi takim me ambasadorin e Izraelit në Maqedoni, David Kohen. Gjatë këtij takimi Bejta dhe Kohen kanë biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit të dyja vendeve në fusha të ndryshme.
Ata, siç thuhet në kumtesën e Kabinetit të ministrisë, biseduan edhe për investimet e mundshme të biznesmenëve dhe kompanive izraelite në Republikën e Maqedonisë si në infrastrukturë, kanalizime, menaxhimin me mbeturinat dhe fusha të tjera.
Temë e takimit ishte edhe bartja e përvojave izraelite në Maqedoni, nëpërmjet trajnimeve të administratës si në nivelin qendror ashtu edhe në nivelin lokal.
Ministri Bejta, e njoftoi ambasadorin për aktivitet vijuese dhe ato të ardhshme të Ministrisë së Vetëqeverisjes Lokale.
Ambasadori i izraelit David Kohen në takim i ka bërë ftesë Ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Nevzat Bejta që në të ardhmen e afërt ta vizitoj Izraelin.